Ekonomi

“Është eksport!”/ Komisioni Europian hedh poshtë pretendimet e qeverisë për jahtet luksoze: Të paguajnë taksa dhe akcizë (DALLIMI )

Lidhur me jahtet luksoze të cilat zbarkojnë në portet e vendit për t'u furnizuar me karburant pa paguar për akcizën dhe TVSH-në, Komisioni Europian thotë se kjo është praktikë e gabuar, edhe pse qeveria pretendon të kundërtën duke e klasifikuar si eksport. 
Featured image of article: “Është eksport!”/ Komisioni Europian hedh poshtë pretendimet e qeverisë për jahtet luksoze: Të paguajnë taksa dhe akcizë (DALLIMI ) Klodian Tomorri

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka marrë një përgjigje zyrtare nga Komisioni Europian lidhur me karburantin e jahteve. Lidhur me jahtet luksoze të cilat zbarkojnë në portet e vendit për t’u furnizuar me karburant pa paguar për akcizën dhe TVSH-në, Komisioni Europian thotë se kjo është praktikë e gabuar, edhe pse qeveria pretendon të kundërtën duke e klasifikuar si eksport. 

Në shpjegimin e tij gazetari Tomorri shkruan se pavarësisht rezidencës së pronarit nuk duhet të ketë përjashtim nga taksat sepse po dëmtohet “xhepi” i shqiptarëve, të cilët pa asnjë dallim paguajnë një më një për të gjithë karburantin që përdorin, qofshin ambulanca dhe fermerë. 

“Rregullat janë të njëjta në të dy rastet: karburantet duhet të kenë TVSH të aplikuar dhe nuk ka përjashtime të mundshme, pasi që furnizuesi i karburanteve nuk mund të tregojë prova se karburantet janë eksportuar nga BE. Karburantet gjithashtu duhet të tatohen me akcizë pasi ato lëshohen për konsum. Shtetet Anëtare nuk janë të detyruara të rimbursojnë akcizën për eksportet ku detyrimi është paguar tashmë; vetëm eksportet e mallrave të pezulluara nga detyrimet mund të sigurojnë mospagimin e akcizës për eksportet,“-thuhet në përgjigjen për gazetarin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

Komisioni Europian demaskon pretendimet e qeverisjes për karburantin e jahteve. Kur mediat filluan te denonconin skemen e padrejte dhe korruptive te taksimit te karburantit te jahteve, qeveria dhe ekspertet e saj nxorren justifikimin e eksportit. Madje, me arrogance quanin si te paditur ose me interesin politik, kedo qe fliste kunder kesaj punonesie. Sipas qeverisjes dhe eksperteve prane sak, karburanti i jahteve qe vijne nga jashte dhe furnizues ne portet tona nuk mund te taksohej as me tvsh as me akcize sepse eshte eksport. Sot Komisioni Europian kthehet në pergjigje duke e sqaruar ceshtjen perfundimisht. Komisioni thote se karburanti i jahteve per perdorim privat duhet te taksohet me tvsh dhe akcize, pavaresisht rezidences se pronarit, dhe nuk duhet te jete ne asnje menyre subjekt perjashtimi nga taksat. Te gjithe ata qe kane patur gisht ne bere e kesaj skeme te padrejte dhe korrupsive taksimi ne Shqiperi, per shkak te paditurise apo per shkaqe te tjera minimalisht duhet te kerkojne falje sepse i kane bere popullit nje dem miliona e milioma euro. Por me e rendesishmja, ajo grope duhet mbyllur nje ore e me pare sepse eshte korrupsion. Nuk ka sens qe Shqiperia ti shese nafte jahteve te miliardereve qe vijne nga jashte me 450 leke te vjetra litri, nderkohe qe ambulanca dhe femeri e paguajne 1600 leke litri. I dashur Klodi, Ju lutemi gjeni më poshtë përgjigjet e pyetjeve tuaja në prapavijë (pa atribim) 1- Cili është regjimi aktual i taksave për karburantin e shitur në jahte private në BE?  Karburantet e shitura për përdorim në jahte private duhet të kenë TVSH dhe akciza të aplikuara. 2- Nëse një jaht privat në pronësi të një banori shqiptar ushqehet në një kontratë të BE dhe më pas lundron në ujërat e Shqipërisë, a përjashtohet karburantet që ai blen nga TVSH-ja dhe akciza? 3- Nëse një jaht privat në pronësi të një rezidenti shtesë të beu ushqehet në një port të BE-së dhe lundron përsëri në vendin e tij rezident, a paguan ai TVSH ose akcizë për karburantin? Rregullat janë të njëjta në të dy rastet: karburantet duhet të kenë TVSH të aplikuar dhe nuk ka përjashtime të mundshme, pasi që furnizuesi i karburanteve nuk mund të tregojë prova se karburantet janë eksportuar nga BE. Karburantet gjithashtu duhet të tatohen me akcizë pasi ato lëshohen për konsum. Shtetet Anëtare nuk janë të detyruara të rimbursojnë akcizën për eksportet ku detyrimi është paguar tashmë; vetëm eksportet e mallrave të pezulluara nga detyrimet mund të sigurojnë mospagimin e akcizës për eksportet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment