Politike

‘Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edit, por…’/ Balluku flet për egon në politikë: Rama ka zbuluar talente, kur kalova pragun e PS-së në 2006-tën…

Ministrja Belinda Balluku tha se ka qenë në PS që në vitin 2006, ndërsa u shtoi se nuk ka ego, por plane që të çojë deri në fund planin e saj.
Featured image of article: ‘Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edit, por…’/ Balluku flet për egon në politikë: Rama ka zbuluar talente, kur kalova pragun e PS-së në 2006-tën… Edi Rama dhe Belinda Balluku

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoresha dhe zv. ministrave.

Balluku tha se ka qenë në PS që në vitin 2006, ndërsa u shtoi se nuk ka ego, por plane që të çojë deri në fund planin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006. Kam qenë në parti që në 2006. Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty. Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment