Showbiz

“Është e vështirë ta bësh të qeshësh”, Robert Berisha rrëfen pa dorashka marrëdhënien me Norën dhe vajzën e tij, reperin Gjiko dhe lidhjen me Jessica Kadiu: Nuk ftoj modele të thjeshta në emisionin tim

Robert Berisha ishte i ftuar në emisonin "Wake Up" i cili rrëfeu pa dorashka gjithçka, për emisonin e tij të ri, për marrëdhënien me Norën, për vajzën e tij, marrëdhënien me Gjikon dhe pë lidhjen e shumëpërfolur modelen Jessica Kadiu.
Featured image of article: “Është e vështirë ta bësh të qeshësh”, Robert Berisha rrëfen pa dorashka marrëdhënien me Norën dhe vajzën e tij, reperin Gjiko dhe lidhjen me Jessica Kadiu: Nuk ftoj modele të thjeshta në emisionin tim Robert Berisha, Jessica Kadiu dhe Nora Istrefi

TIRANË– Ditën e sotme në emisonin e mëngjesit “Wake Up” ishte i ftuar këngëtari i njohur Robert Berisha i cili foli për emisonin e tij dhe të ftuarit, marrëdhënia me Norën, takimi me vajzën e tij, marrëdhënien me reperin Gjiko dhe në fund për lidhjen e shumëpërfolur me modelen Xhesika Kadiu.

“Lindja e idesë për të bërë një emission më ka lindur që kur kam qenë I ftuar në emisonin e Sinan Vllasaliu “OXYGEN”. Emri i titullit të emiusonin “Robi Plaket Kur Don Vetë” është zgjedhë nga partnerët e mi që i kam nga Agency, dhe unë veç i kam thënë zgjedheni ju. Kur ma kanë thënë mka pëlqy shumë se edhe nuk duket për 43-vjeçarët të cilat i mbushi në muajin Janar dhe se di për në Shqipëri, por këtu në Kosovë më thërrasin Robi dhe u lidh edhe me emër dhe më pëlqeu shumë dhe menjëherë më shkoi në mendje se si do ta bëj atë tingullin e orkestrës të cilën do ta marr nga produksioni i këngës së vjetër më shumë se 100 vjeçe që Robi Plaket Kur Don Vetë kështuqë më pëlqeu ideja dhe kështu e lashë.

Ishte shumë e vështirë në episonin e parë dhe dytën por fillova me u adaptu. Unë jam msu tu shku në intervista tjera dhe nuk e kam problem kamerën, por me bo shoë vetë të cilën e kam fare pa skenar e kam komplet ndryshe duke e fillu muhabetin në bazë të përgjigjeve që më japin mysafirët aty i bëj unë ato batutat, kështuqë ka me qenë e veshtirë por besoj se do bëhet edhe më mirë pas një kohe. Tani për shkak të pandemisë pa publik është shumë e vështirë kur i sheh veç kameramanët dhe çunat e bendit edhe ata janë pak ma larg dhe mezi dëgjojnë se çfarë flas kështuqë është problem po pastaj montazhierët e rregullojnë atë gjë.

Sidomos në episodin e parë ka qenë shumë stres për mua se aty e kemi kohën e limituar komplet dy orë dhe po të kesh dy ose tre këngë edhe të kesh një bend prej shtatë personave edhe unë mërzitem edhe për bendin sesi do tingëllojë apo a e kanë mbajtë mend atë pjesë se skemi pas mundësi as të bëjmë prova me bendin. Edhe në episodin e parë kur ishte Gjiko e kemi pas një skenë me xhakuzi të cilën e sollëm nga Peja, ku ishte ideja e Gjikos, e cila kishte për tu mbush me ujë dhe kishim një skenë ku i them unë Gjikos se na ikën koncertet në bregdetin shqiptarë se nuk kishim mundësi ta shfrytëzojmë dhe unë kam një surprizë për ty dhe kishim për tu futur unë dhe ai në xhakuzi. Gjatë regjistrimit u munduam ta mbushim me ujë, por kishte një problem edhe isha i stresuar se ajo skenë nuk po u realizonte dhe vetëm shpirti im e din sesi kam dal unë aty.

Këtu në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë si në Shqipëri se ju keni shumë shoë siç ka qenë i Ermal Mamaqit, por këtu në Kosovë nuk ka, me ato batuta dhe muhabete si i bëj unë pa skenar në bazë të komenteve që i marr as deri tani që kam nxjerrë projektin e ri në muzikë ka pas 50 me 50 dhe mkanë thënë se çfarë ke bërë Robert se ti duhet të bësh një baladë ça është kjo muzikë kështu. Kur kam vazhdu me këtë projekt të gjitha komentet 100% janë të mira se kanë pas nevojë sidomos rinia dhe në Kosovë ku vetë moderator, vetë të këndosh dhe të përfundosh në piano dhe të dukesh mirë deri diku, se besoj që mund ti bëjë dikush vetë në një emision siç i bëj unë vetë. Tashmë mundësitë janë, televizione kemi tashmë, studio plot, rini plot dhe ideja pse jo.

Me Norën dhe gjithë familjen e Norës kemi kontakt gjatë gjithë kohës, por sidomos me mamin e Norës edhe Erën konsultohemi për gjithçka dhe ju ka pëlqy shumë dhe më kanë thënë se e ke shumë shkurt emisionin dhe se me dy mysafirë janë shumë se 10 min dy këngë të ndodhin nuk ngel kohë për mysafirin dhe Nora mtha se di a do vi vetë, edhe pse nuk është e muhabetit shumë, kështuqë normal që do jetë Nora dhe nuk kam pas shumë qejf që në fillim të karrierës time si solo këngëtar dhe duetin e parë në bashkëpunim e kisha me Norën dhe me e marrë në emisonin e parë nuk mu duk shumë e përshtatshme. Kështuqë normal që do vije Nora dhe kam raporte shumë të mira dhe shumë shpejt do jetë ajo. Te gjithë kta që i kam miq dhe që kanë famë të madhe në Kosovë nuk kanë pas qejf me i ftu me i nxjerrë në pozitë të keqe se nuk kanë ditë se çfarë shoë do bëj, edhe kanë dashtë me e pa se çfarë kam bërë dhe pastaj tmë thirrin vetë që të kenë dëshirë vetë të vinë aty se nuk ka provokime nuk ka pyetje provokuese dhe ky është dallimi prej emisoneve të tjera.

Gjiko e ka ditë që se kam shiku emisonin se spo kam kohë që ti shikoj ato dhe normal që edhe unë kur isha i ftuar në emisionin e Luanës e cila ajo puntatë nuk doli se kishin disa probleme të tjera dhe më ftuan prapë por unë nuk pranova të shkoja se nuk kisha mundësi të shkoja se xhirimet e saj zgjasin shtatë orë aty. Kur isha unë aty me pushkë e kam gjujtë Patrisin tre herë se e dija që vetëm ai nuk më hidhërohet.

E ka pas më lehtë me mgjujtë mua aty se e di si i bën Luana dhe ekipi i saj i nxjerrin aty konkurencën edhe preken. Ka pas edhe problem me Real One dhe Blunt kështuqe ska pas dashtë me mfut mua në telashe edhe e ka hequr me ma bo mua si dhuratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komente nga familja për emisionin ka pasur nga të gjithë por prej miqve që i respektoj kam marrë komente të njëjta ku më kanë thënë O burrë po leji të flasin se nuk i le të flasin fare mysafirët, ky ka qenë një koment që unë e quaj një kritikë për veten që nuk i le për me fol se kur ske një skenar nuk më vinë në mend ato batutat e lej fare ose kur më kujtohet në gjysmë muhabeti ja ndërpres përgjigjen edhe i futem muhabetit.

Muzikën nuk do ta lë anash, por mkanë ofru shumë edhe këngë edhe tekste por kam qenë shumë i përqendruar në projektin tim të ri dhe prandaj nuk kam pranuar asnjë se edhe për emisionet e Vitit të Ri nuk kam pranuar asnjë ftesë se kam vetë emisionin tim tashmë për vitin e ri ku do kem mysafirë goxha të mirë jo shumë po tre ku do kemi pak shoë, pak muzikë. Kështuqë tashmë që nuk ka koncerte nuk po kemi edhe vullnet për me bo koncerte të reja, ku më janë djeg shumë hite këtë vit, por jo vetëm mua por edhe hitet e Mozzik, Tayna, Dafina si Nora që ka bërë hit ANA e cila është hit që ka bërë 40 milion klikime ne YouTube dhe u dogj ajo këngë se ikën koncertet bashkeëme vitin 2020.

Intervista me Norën do jetë intervistë e vështirë, por unë do bëj një muhabet të lirshëm edhe ta shohin të gjithë që raportet tona janë shumë të mira. Nora është shumë e vështirë për ta bërë të qeshë, por besoj se tek unë do të lirohet se do ta intervistoj vetë unë edhe gjithë personat që punojnë në emisionin tim i njeh dhe do ndihet mirë. Nora i ikën intervistave se nuk i ka qejf shumë kështuqë besoj se do vijë edhe për hatrin tim, por do këndojmë edhe një këngë bashkë. Norës i pëlqen edhe piano kështuqë mund të këndojë edhe ndonjë këngë italiane ose spanjolle.

Për Xhesika Kadiun nuk e di se çfarë ka pranuar ajo në disa intervista, por ka mbetur një shoqëri shumë e mirë mes meje dhe asaj kur kishim xhirimet para dy viteve në Turqi që ishte një grup nga Big Mama që ishim unë, këngëtarja Rina dhe ishim pesë ditë në Turqi, e cila kishte një emision në Turqi “Big Mama’s Trip” edhe kishte zgjedhë këtë si modele edhe si shoqe e Rinës. Kështuqë, sa herë jemi taku, jemi taku vetëm nga Big Mama ose nga Rina. Edhe në Neë York e kam takuar, është një gocë njëzet e dy vite më e re se unë dhe nuk e di se çfarë ka pranu ajo dhe çfarë ka thënë por, nuk e besoj që do i vije mundësia që të vije në emisionin tim, por unë do mundohem të sjelli artistë e jo një modele të thjeshtë. Ajo është një vajzë shumë e mirë dhe inshallah e ka fatin me gjitha gocat shqiptare ta ketë fatin e vetë, por me mua as nuk mka folloë as nuk e kam folloë në Instagram se e pashë që po bëhet diçka më e madhe aty dhe unë jam larguar menjëherë. Kështuqë nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista ku mkanë provoku por ska pasur asgjë serioze. Ska asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë pune, por Robi Plaket Kur Don Vetë, por me goca të reja nuk bën.

Nga momenti që kam ardhur nga New York dhe kam qëndruar në karantinë, pas karantinës unë kam qëndruar me Renne edhe kam kalu kohë më së shumti, dhe jam kujdes që të mos shkoj me i vizitu prindërit e mi se janë në moshë, por me Renne jo, sepse është fëmijë i vogël dhe nuk e besoj se ka ndonjë problem.

Këtë vit jam habit se nuk kam pasur asnjë temperaturë dhe asnjë koll në krahasim me vitet e tjera se nuk ka pasur vit që nuk më ka kapur gripi, por këtë vit jam befasuar se nuk më ka kapur fare”- është shprehur Roberti.

(s.s/dosja.al)

Shto Koment