Aktualitet

“Është e lodhshme për ne, kam dalë që dje në 07.30 nga shtëpia”/ Apeli i mjekes: Jemi të sfilitur, bëni gjithçka që t’ja dalim

Mjekja iu kërkon qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Featured image of article: “Është e lodhshme për ne, kam dalë që dje në 07.30 nga shtëpia”/ Apeli i mjekes: Jemi të sfilitur, bëni gjithçka që t’ja dalim Nevila Gjermani

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar video-mesazhin e mjekes Nevila Gjermenit. Gjatë fjalës së saj, mjekja pranoi lodhjen e stafit në luftën kundër Covid, duke kërkuar nga qytetarët që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”, shprehet ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky mesazh i mjekes vjen në një kohë, kur numri i të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga COVID-19 rritet çdo ditë. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundit bëri me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu, janë konfirmuar 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, nga të cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment