Showbiz

“Është e bukur, por unë jam beqar”, Robert Berisha dhe Lei Kraja sërish komplimenta për njëri-tjetrin

Sot Lei edhe Roberti ishin të ftuarit në “Shiko kush luan” dhe të dy bashkë po përballeshin në një lojë dhe moderatorja u kujtoi deklaratën e vjetër.
Featured image of article: “Është e bukur, por unë jam beqar”, Robert Berisha dhe Lei Kraja sërish komplimenta për njëri-tjetrin Robert Berisha dhe Lei Kraja

TIRANË– Lei Kraja dhe Robert Berisha prek kohësh kanë hedhur “kunja” kundër njëri-tjetrit dhe kanë ngacmuar ndjekësit me deklaratat në publik.

Pak kohë më parë Lei Kraja deklaroi se Robert Berisha mund të ishte padiskutim partneri i saj sepse i plotësonte të gjitha kriteret mirëpo sigurisht që ajo nuk mund të shihte me atë sy një burrë të martuar, pasi në atë kohë ai ishte i martuar me Nora Istrefin. .

Sot Lei edhe Roberti ishin të ftuarit në “Shiko kush luan” dhe të dy bashkë po përballeshin në një lojë dhe moderatorja u kujtoi deklaratën e vjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh” – u shpreh Lei duke qeshur ndërkohë që po aq bukur ia ktheu edhe Roberti: Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar.

Ndërkohë më tej Roberti tha se Lei Krajan e ka si gocë teze, gjë që shkaktoi të qeshura në studio. Më tej ia shtoI: Lei është shumë e bukur, por unë jam beqar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment