Dikur

Esat Pasha kërkon afrimin midis Serbisë dhe Shqipërisë

“L’Eclair” ka botuar, të shtunën e 18 tetorit 1913, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dëshirën e Esat Pashë Toptanit për forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Featured image of article: Esat Pasha kërkon afrimin midis Serbisë dhe Shqipërisë Esat Pasha

Esat Pasha dëshiron të bashkëpunojë me Serbinë

Vjenë, 17 tetor. – Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Senati i ri i krijuar nga Esat Pasha u kanë telegrafuar gazetave të Vjenës që Senati shqiptar, me propozim të Esat Pashës, ka vendosur të dërgojë pranë shtabit serb Mehmet Beun për të negociuar rreth tërheqjes së trupave nga Shqipëria dhe përpjekjen e një afrimi midis dy vendeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mehmet beu është nisur tashmë me kompetenca të plota për t’i dhënë garancitë komandantit serb.

Esat Pasha është e angazhuar për ruajtjen e rendit në kufirin serbo-shqiptar.

Marrë nga Darsiani

Shto Koment