
TIRANE– Për lajmin që qarkullon se Ervin Salianji do të skualifikohet nga lista për kandidatët për deputetë në rrethin e Korçës ka reaguar ish presideni i vendit Bujar Nishani.
Në një intervistë për ‘News24’ Nishani teksa nuk dha detaje për emrat e kandidatëve të përzgjedhur, tha se ky ishte një fake-neës që qarkulloi në disa ambiente të caktuara.
“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Nishani.
Bujar Nishani është një ndër anëtarët e komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD.
(A.B)/Dosja.al