Aktualitet

Gara për Gjykatën e Lartë, Pupe: Çështja e dosjeve mund të zgjidhet me grupim dhe jepet një vendim pilot (VD)

Më tej ai u shpreh se nga numri i lartë i çështjeve mund të krijohet një njësi për grupimin e tyre dhe nëse arrihet, gjykata mund të japë vendim pilot.
Featured image of article: Gara për Gjykatën e Lartë, Pupe: Çështja e dosjeve mund të zgjidhet me grupim dhe jepet një vendim pilot (VD) Ervin Pupe, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Ervin Pupe, kandidati për Gjykatën e Lartë është intervistuar sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pupe para anëtarëve të këshillit ka thënë se ai do të japë kontributin e tij në Gjykatën e Lartë, pasi ka një eksperiencë shumë vjeçare. Më tej ai u shpreh se nga numri i lartë i çështjeve mund të krijohet një njësi për grupimin e tyre dhe nëse arrihet, gjykata mund të japë vendim pilot.

Besmi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë. Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i lartë i çështjeve mund të krijohet një njësi për grupimin e çështjeve, dhe nëse arrihet, gjykata mund të jap vendim pilot, duke zgjidhur disa çështje njëherësh. Duhet ndërhyrje ligjore për të pikë, dhe të jetë e përkohshme, derisa dosjet të ulen. Më ka rrit familja të ndershëm, të mirë dhe nuk mund të bëhem ndryshe. Më kanë kërkuar edhe rritje note si dilemë, por unë e kam bindur studentin, dhe kjo ka qenë dilema ime. Si avokat nuk kam dal nga katakteri im”, u shpreh ndër të tjera Pupe.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment