Aktualitet

As nuk zbritën nga mjeti! Shpërthimi i tritolit tek hoteli i Ervin Matës, autorët e hodhën ‘plaçkën’ nga dritarja, pas 4 minutash plasi!

  • U hodhën tritol tek dera e hotelit dhe u ‘zhdukën’, flasin pronarët e ‘Victoria’: S’ishim ne objektivi!
  • Pak çaste pas ‘plaçkës’/ PAMJET e hotel ‘Victorias’ pas shpërthimit, klientë e policë mbledhur para derës
  • Autorët kanë shkuar me makinë para hotelit. Pa zbritur fare, ata kanë ulur xhamin e mjetit dhe kanë hedhur lëndën plasëse nga dritarja për t’u larguar më pas me urgjencë. Tritoli i hedhur shpërtheu pas 4 minutash duke krijuar edhe panik në zonë.
    Featured image of article: As nuk zbritën nga mjeti! Shpërthimi i tritolit tek hoteli i Ervin Matës, autorët e hodhën ‘plaçkën’ nga dritarja, pas 4 minutash plasi! Ervin Mata dhe pamje nga vendi i ngjarjes

    TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë shkuar me makinë para hotelit. Pa zbritur fare, ata kanë ulur xhamin e mjetit dhe kanë hedhur lëndën plasëse nga dritarja për t’u larguar më pas me urgjencë. Tritoli i hedhur shpërtheu pas 4 minutash duke krijuar edhe panik në zonë.

    Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka asnjë të dyshuar por ka vetëm një detaj që mund të shënojë edhe fundin e agressorëve. ‘Blutë’ e kryeqytetit janë vënë në kërkim të targës, e cila më pas mund të çojë edhe tek i ‘zoti’. Megjithatë pronarët e hotelit, të cilët kanë folur për mediat, janë shprehur se nuk kanë qënë ata objektivi i sulmit. 

    Shpëthimi i tritolit ka ndodhur mbërmjen e djeshme, pak para mesnatës. Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel “Victoria”-n por pa njerëz të lënduar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    PO KUSH ËSHTË ERVIN MATA?

    Mata u bë i njohur pas ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e 4 tetorit 2018, ku rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hato.

    Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendej emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit), kushëririt të Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas. Për ngjarjen e ndodhur në zemër të qytetit, Ervin Mata akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit”.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment