Virale

Ervin Demo i ndaloi në Berat, kafshët migrojnë drejt Tiranës. A do marrë vendimin drastik dhe Veliaj? (FOTO)

Dosja.al ka siguruar sot një foto, e cila është shkrepur tek zona e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku një lop e shoqëruar nga pronari i saj kapërcen pa frikë rrugën.
Featured image of article: Ervin Demo i ndaloi në Berat, kafshët migrojnë drejt Tiranës. A do marrë vendimin drastik dhe Veliaj? (FOTO) Lopa në Tiranë

TIRANË- Kreu i Bashksië së Berarit, Evin Demo, i sapozgjedhur nga 30 qershori, forcën e tij në qytet në fillim e ka treguar me kafshët. Ai me anë të një urdhri ndaloi mbarështrimin e kafshëve në qytet, po ashtu ndaloi dhe kullotjen e tyre në afërsi të zonës historike, por dhe pjesës tjetër të qytetit.

Duket se ky urdhër ka dhënë efekt, pasi kafshët tashmë kanë migruar drejt Tiranës, aty ku s’ka ende një ligj t’i ndalojë. Dosja.al ka siguruar sot një foto, e cila është shkrepur tek zona e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku një lop e shoqëruar nga pronari i saj kapërcen pa frikë rrugën.

Në faktë janë dy lopë, që i drejtohen një karburanti që është aty afër, duke thyer dhe rregullat e qarkullimit pasi po kalojnë rrugën duke ecur në sens të kundërt.

Tashmë priten masa të forta nga Erion Veliaj, që të ndjekë shembullin e kolegut të tij në Berat, duke nxjerr një urdhër që asnjë kafshë mos të kullosë në qytet, për të dëmtuar imazhin që është krijuar me mund dhe djersë.

Këto lopë dhe kafshët e tjera, duhet të dënohen, pasi me qarkullimin e tyre në zona të banuara ato prishin imazhin e qytetit dhe rëndojnë trafikun. Prandaj sa më shpejt kreu i Bashkisë së Tiranës duhet të marrë masa për të ndaluar këtë fenomen të tillë.

(Dosja.al)

Shto Koment