Politike

Takimi me opozitën, Ervin Bushati: Hap pozitiv, u tregua sjellje evropiane

Bushati u shpreh se marrëveshja dhe ulja e palëve në tryezë është një sjellje evropiane.
Featured image of article: Takimi me opozitën, Ervin Bushati: Hap pozitiv, u tregua sjellje evropiane

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, që është dhe këshilltar i maxhorancës në Këshillin Politik, ka deklaruar se marrëveshja mes palëve është pozitive dhe tregohen se janë bërë hapa para. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Bushati u shpreh se marrëveshja dhe ulja e palëve në tryezë është një sjellje evropiane.

 “Ky është një zhvillim pozitiv për politikën shqiptare. Ky është zhvillim pozitiv. Maxhoranca duhet të gjykohet mbi punën që bën. Tek ne qytetarët shikojnë materializmin e punës sonë. Një nga sfidat tona është edhe integrimi europian. Kjo që po ndodh sot është për t’u përshëndetur.

Është rast kur politika shqiptare meriton lëvdatat e është realisht europiane. Të pranojmë se kjo është ditë e mbarë. Kemi qenë një eksperiment, ndërsa tani kemi një demokraci me rregulla. Shqiptarët meritojnë që klasa politike të merret vesh”, tha Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment