Politike

Ervin Bushati pas akuzave: Sulm i pështirë i Bardhit, e kam të shenjtë pronën dhe familjen

Në një prononcim për Report TV, Bushati tha se e ka shumë të shenjtë familjen dhe pronën dhe se edhe këtë gjyq, sipas tij, është e garantuar që Partia Demokratike, do ta humbë.
Featured image of article: Ervin Bushati pas akuzave: Sulm i pështirë i Bardhit, e kam të shenjtë pronën dhe familjen

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, i cili tashmë është zyrtarisht nën akuzë për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë, i ka quajtur ato, ‘sulme të pështira’, të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një prononcim për Report TV, Bushati tha se e ka shumë të shenjtë familjen dhe pronën dhe se edhe këtë gjyq, sipas tij, është e garantuar që Partia Demokratike, do ta humbë.

Prononcimi i plotë

Keni ndonjë koment në lidhje me hetimin nga SPAK për mosdeklarim pasurie?

Ky është një avaz i vjetër i Partisë Demokratike. Kam shumë besim te drejtësia shqiptare. Kam votuar për këtë që të arrijmë në këtë ditë. Më vjen keq që PD ngatërron luftën politike me luftë ligjore. Këto janë që në 2017-n. Një gjyq e ka humbur kunati i z. Basha, edhe këtë do ta humbë. Janë çështje pas sens.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mendoni se do të ketë kosto politike duke qenë se jeni edhe bashkëdrejtues i Qarkut të Tiranës?

PD prandaj e ka bërë këtë. Megjithatë njerëzit e kuptojnë të vërtetën. Më vjen keq në fakt. Unë e kam të shenjtë familjen, e kam të shenjtë pronën, ashtu siç e kanë edhe ccdo mbështetës i Partisë Demokratike. Besoj se më dëgjojnë anëtarët e PD-së dhe distancohen nga këto akte të pështira të një sekretari pervers të Partisë Demokratike.

Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Tëitter, për prokurorët. SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment