Sport

Grushte kokës për penallti! Eros Grezda përfshihet në një sherr skandaloz me futbollistin kroat, e ndjek deri në parking dhe i nxjerr inatin e humbjes, përfundon në polici

Në media sqarohet se Grezda është acaruar me futbollistin Antonio Mirko Çolak pas mbylljes së ndeshjes mes Rijekës dhe Osijekut në shifrat 3-2.
Featured image of article: Grushte kokës për penallti! Eros Grezda përfshihet në një sherr skandaloz me futbollistin kroat, e ndjek deri në parking dhe i nxjerr inatin e humbjes, përfundon në polici Eros Grezda, sherri dhe policia
Përditësuar:

KROACI– Futbollisti shqiptar Eros Grezda, i cili luan në ekipin e Osijekut është përfshirë në një sherr skandaloz që ka zënë faqet e para të të gjitha mediave kroate dhe atyre sportive.

Në media sqarohet se Grezda është acaruar me futbollistin Antonio Mirko Çolak pas mbylljes së ndeshjes mes Rijekës dhe Osijekut në shifrat 3-2.

Të njëtat burime sqarojnë se fillimisht u mendua se Osijeku ku luan edhe Grezda do të fitonte, por krejt papritur arbitri ka nxjerrë një karton të kuq kundër Osijekut, ndërsa Rijekës ‘i fali’ një penallti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Falë penalltisë erdhi edhe barazimi 2-2, falë ekzekutimit të saktë të Antonio Mirko Colak. Këtu u prish qetësia e të gjithëve por shqiptarit nuk i dilte inati me gjuajtësin e penalltisë, që u kontestua. Pas mbarimit të ndeshjes, Grezda është nisur drejt parkingut dhe ka marrë hak ndaj autorit të golit të asaj penalltie, Antonio Mirko Çolak, duke e goditur me grusht në kokë.

Grezda është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen, ndërkohë që pritet të marrë edhe një dënim të rëndë për klubin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment