Sport

Ernest Muçi nis aventurën polake, nga sot zyrtarisht pjesë e Legia të Varshavës

Ernest Muçi, i shoqëruar nga menaxheri i tij Shkumbin Qorrmehmeti, ka firmosur kontratën dhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i skuadrës polake Legia të Varshavës.
Featured image of article: Ernest Muçi nis aventurën polake, nga sot zyrtarisht pjesë e Legia të Varshavës
Përditësuar:

TIRANE – Pasi i ka dhënë lamtumirën Tiranës dhe përfunduar ekzaminimet mjekësore ditën e djeshme, ish-sulmuesi i bardhebluve Ernest Muçi, para pak çastesh, i shoqëruar nga menaxheri i tij Shkumbin Qorrmehmeti, ka firmosur kontratën dhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i skuadrës polake Legia të Varshavës.

Nga burimet të sigurta, “Dosja.al” ka arritur të mësojë edhe disa detaje të kontratës së nënshkruar me drejtuesit e klubit polak. Kështu sulmuesi i talentuar 19-vjeçar Ernest Muçi ka nënshkruar një kontratë për 4.5 vite.

Ndërkohë klubi polak do të arkëtojë në kasafortën e klubit të Tiranës shumën prej 500 mijë eurosh, plus një bonus prej 100 eurosh, nëse Legia e Varshavës do të marrë pjesë në Champions League, duke ruajtur 10% të vlerës së kartonit të lojtarit.

Shuma financiare e transaksionit, e detyron klubin polak të shlyejë vlerën e Muçit kundrejt klubit të Tiranës, të ndarë sipas këtij peridiciteti: 150 mijë në vitin e pare; 180 mijë në vitin e dytë; 220 mijë në vitin e tretë dhe 270 mijë euro në vitin e katërt

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, “Dosja.al” ka arritur të mësojë, se edhe si te bardheblutë, sulmuesi i talentuar Ernest Muçi do të mbajë fanellën me numër 20, edhe te skuadra Legia e Varshavës.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment