Politike

Videoja duke thithur kokainë, Ermonela Felaj kërkon largimin e Lefter Allës: Çështja është nën hetim, aspak etike

Deputetja u shpreh se çështja është nën hetim, por nuk ngurroi të shtonte se ato pamje vënë në dukje shkeljen e etikës së punës dhe nëse vërtetohet që personi në video është Lefter Alla duhet të largohet.
Featured image of article: Videoja duke thithur kokainë, Ermonela Felaj kërkon largimin e Lefter Allës: Çështja është nën hetim, aspak etike Ermonela Felaj dhe kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla
Përditësuar:

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka komentuar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës duke thithur kokainë në një banak lokali. Në një prononcim për mediat, teksa Felaj po komentonte vijimësinë e Vettingut në polici, u pyet edhe për pamjet që janë në faqet e para të të gjitha mediave prej ditësh.

Deputetja u shpreh se çështja është nën hetim, por nuk ngurroi të shtonte se ato pamje vënë në dukje shkeljen e etikës së punës dhe nëse vërtetohet që personi në video është Lefter Alla, duhet të largohet.

Unë nuk dua të paragjykoj asnjë. Isha e bindur që do të kishte reagim. Më vjen mirë që ka reagim në shoqëri. Sjellje të tilla janë të papranueshme për shoqërinë dhe që s’duhet të kryhen nga asnjë lloj funksionari. Ligji është abstrakt dhe nuk mund të parashtrojë çdo detaj. Nëse dikush thyhen rregullat që lidhen me etikën e punës, nuk meriton ta ushtrojë më fare këtë funksion. Nuk ka lidhje me ambjentin por ka lidhje me të qenit përdorues. Dhe nuk po flas me rastin konkret. Rasti konkret është nën hetim nga Prokuroria. Flas për këdo që do të shfaqej në ato pamje,”- tha Felaj ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shkuar në SPAK, ku i është kërkuar që të dorëzojë një kampion gjaku dhe urine në mënyrë që t’i nënshtrohet testit të drogës.  Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Alla shtoi se do të padisë ish-deputetin Ervin Salianji, si njeriun që i ka montuar videon, në bashkëpunim me një televizion lokal. Nuk ka munguar as përgjigjia e Salianjit, i cili mohon përfshirjen e tij në këtë çështje. Socialistët nisën ta lëshonin njëri-pas tjetrit Allën, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, e pohoi se në video është kryebashkiaku i Bulqizës, ndërsa Ulsi Manja e Adnor Shameti u shmang. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që ka nisur hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment