Showbiz

Ermal Meta triumfon në natën e dytë të festivalit të Sanremos, klasifikohet i pari dhe në listën provizore të kategorisë ‘Big’

Kantautori shqiptar u rendit në vendin e parë në klasifikimin provizor të natës së dytë ku garuan 13 këngëtarë e po në vend të parë u rendit në klasifikimn provizor e të përgjithshëm për 26 këngëtarët konkurrues në kategorinë Kampionët.
Featured image of article: Ermal Meta triumfon në natën e dytë të festivalit të Sanremos, klasifikohet i pari dhe në listën provizore të kategorisë ‘Big’ Ermal Meta

ITALI- Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka triumfuar në natën e dytë të festivalit të muzikës Sanremo me këngën e tij “Un milione di cose da dirti“.

Kantautori shqiptar u rendit në vendin e parë në klasifikimin provizor të natës së dytë ku garuan 13 këngëtarë e po në vend të parë u rendit në klasifikimin provizor e të përgjithshëm për 26 këngëtarët konkurrues në kategorinë Kampionët.

Sipas Il messaggerio, kënga “Un milione di cose da dirti” mban autorësinë dhe tekstit të Ermal Metës e muzikën me bashkëautorësi të tij dhe Roberto Cardelli.

“Është një këngë e thjeshtë dashuri, me një melodi esenciale me pak nota, e që rrëfen një ndjenjë personale e aftë të përfshihet në një kontekst universal.”– tha Ermal Meta.

Pas performancë së tij ai ditën e sotme ka publikuar edhe videoklipin zyrtar të këngë e cila është pjesë e albumit “Tribu Urbana” i cili do të dal në treg më 12 mars 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nata e tretë e Festivalit të Muzikës Italiane i dedikohet këngëve cover, e dueteve me të ftuar, të zgjedhura nga 26 këngëtarët pjesëmarrës me pjesë të repertorit më të mirë të muzikës italiane.

Kantautori shqiptar ka zgjedhur të interpretoj këngën “Caruso” të të madhit Lucio Dalla e që pikërisht sot është dita e tij e lindjes.

Një moment i pritshëm i kësaj nate do të jetë dhe perfomanca e grupti Negramaro të cilët do të interpetojnë këngët e tyre më të mira ndër vite.

Ndryshe nga vitet e tjera, festivali i Sanremos po mbahet pa praninë e publikut nën masat e rrepta anti-Covid.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment