Showbiz

Ermal Meta jep lajmin e mirë për fansat: Shumë shpejt do kem një koncert në Shqipëri

Për vitin 2021 ai planifikon një turne nëpër botë, ku një destinacion do të jetë dhe Shqipëria, por në atdhe mendon të kthehet dhe më shpejt sapo të hapen kufijtë.
Featured image of article: Ermal Meta jep lajmin e mirë për fansat: Shumë shpejt do kem një koncert në Shqipëri Ermal Meta, këngëtar

ITALI- Këngëtari shqiptar që jeton dhe punon prej shumë vitesh në Itali, Ermal Meta, ka zbuluar sot planet muzikore. Në një intervistë për emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Meta u shpreh se në planet e tij të afërta është dhe një koncert në Shqipëri.

Këngëtari ka treguar dhe se si ka kaluar periudhën e pandemisë, duke thënë se karantina ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ermal Meta tha se i mungon gjuha shqipe., pasi tani nuk e flet mirë edhe pse e praktikon shpesh.

Për vitin 2021 ai planifikon një turne nëpër botë, ku një destinacion do të jetë dhe Shqipëria, por në atdhe mendon të kthehet dhe më shpejt sapo të hapen kufijtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuke di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment