Showbiz

Ermal Meta i mëson shqip Rosario Fiorello-s, por edhe disa fjalë të ‘pista’

Ermal Meta vazhdon turneun e tij në teatro të ndryshme, së bashku me grupin. Ditën e djeshme ai ka publikuar datën 20 prill si ditën kur do të takohet me fansat e tij në “Forum di Assago”.
Featured image of article: Ermal Meta i mëson shqip Rosario Fiorello-s, por edhe disa fjalë të ‘pista’ Ermal Meta dhe Rosario Fiorello.
Përditësuar:

Erma Meta, këtë të hënë ishte i ftuar edhe në radion e njohur ‘Radiodeejay’, në Itali, përballë Rosario Fiorello-s. Pas një komunikimi dhe provave të shumta për të folur shqip, Ermali nuk nguroi t’i ‘mësojë’ Fiorello-s edhe disa fjalë ‘të pista’ në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera, Fiorello ka vënë në rol edhe rrjetin duke i ftuar të gjithë ndjekësit e tij të shpjegojnë se ç’do të thotë ‘trap’ në gjuhën shqipe, pasi vetë Ermali ia mësoi këtë. Fiorello është përpjekur  të thotë ‘mirupafshim’ si Ermali, por nga shqiptimi i tij doli një fjalë krejt tjetër, e kështu Ermali qeshi duke ia shpjeguar më vonë se çfarë shqiptoi ai në të vërtetë.

 

View this post on Instagram

 

Eccolo ! Visita prendi su @radiodeejay ! #ilrosariodellasera alle19 non mancate!!! Scoprirete cosa vuol dire TRAP in albanese!

A post shared by Rosario Fiorello (@rosario_fiorello) on

Ai i propozoi Ermalit të merrte pjesë në një sfidë të “Il Rosario della Sera” dhe këndoi këngën “No Dying” mbi bazën muzikore të  “Happier” nga Marshmello.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Rosario-s në Twitter.

 

 

View this post on Instagram

 

20 Aprile #forum chi viene?

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

 Postimi i Ermal Metës.

L.K/Dosja.al

Shto Koment