Showbiz

Sherri me Bes Kallakun, Ermal Mamaqi i vë vulën sherrit të bujshëm me shokun e ngushtë: Kush jam unë që të them diçka…

Ermal Mamaqi i ftuar në "Shiko kush Luan" i ka kthyer një përgjigje aktorit Bes Kallakut.
Featured image of article: Sherri me Bes Kallakun, Ermal Mamaqi i vë vulën sherrit të bujshëm me shokun e ngushtë: Kush jam unë që të them diçka… Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi

TIRANË– Disa javë më parë, kryefjalë e mediave rozë u bë sherri mes dy shokëve të ngushtë, Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.

I ftuar në “Shiko kush luan”, Besi u shpreh “Ermali bën biznes, unë bëj komedi”, duke nisur një debat të ‘nxehtë’ në Instagram. Pas disa javës, tani Ermali i ftuar në “Shiko kush Luan” i ka kthyer një përgjigje aktorit.

“Kam zgjedhur të mos bëj komente sepse ne jemi një grup aktorësh që po shndërrohemi në regjisorë, producentë. Megjithatë ajo që mund të them për filmat është që e kush jam unë që të them diçka, si është ky e si është ai,“-tha Ermali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithë debati mes dy aktorëve nisi disa javë më parë pasi Bes Kallaku u shpreh se ai ishte humorist ndërsa Ermali ishte biznesmen. Gjithashtu Besi shtoi se filmi i tij ishte më profesional pasi ishte Bleona Qereti dhe jo këngëtarja Enca dhe “ballkonet” e saj. Reagime të shumta erdhën si nga ana e Encës po ashtu edhe nga Ermali.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment