Showbiz

Ermal Mamaqi rikthehet në “Portokalli”? Tha se do të jetë pjesë e Klan Tv, por ja si qëndron e vërteta (FOTO)

Ermal Mamaqi ka promovuar disa momente nga spektakli i “Portokallisë”, dhe të gjithë menduan një rikthim të mundshëm, pas mungesës në këtë sezon në televizionin Klan.
Featured image of article: Ermal Mamaqi rikthehet në “Portokalli”? Tha se do të jetë pjesë e Klan Tv, por ja si qëndron e vërteta (FOTO) Aktori, Ermal Mamaqi.

TIRANË– Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka postuar disa video në rrjete sociale, ku reklamon miqtë e tij humorist, që nisën ditën e djeshme spektaklin e humorit “Portokalli”.

Ai ka postuar disa video ku aktron aktori, Irgen Çela, i cili është gjithashtu pjesë e filmit që Ermal Mamaqi do të lancojë së shpejti. Por, edhe një video ku etiketon Xhemi Shehun dhe pjesë nga skena e “Portokallisë”.

I shumë diskutuar për largimin e tij nga Klan Tv, Ermal Mamaqi tha se do të rikthehej në television nga janari i vitit që vjen me “Xing”, por këto video i trazojnë deklaratat e aktorit të humorit. Mos vallë ai po tenton të rikthehet në të njëjtin spektakël ku nisi karriera e tij?!

Nuk dihet se s’i qëndron e vërteta, por mungesa e Ermal Mamaqit këtë sezon në Klan Tv dhe këto publikime të dyshimta, janë një shenjë që aktori i humorit mund të jetë duke e menduar rikthimin! Gjithçka mbetet për t’u parë!

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment