Showbiz

“Ami me një shqiptar të viteve ’90″/ Ermal Mamaqi tregon si ndihet

Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi ka publikuar ditën e sotme nje foto nga destinacioni i pushimit për fundjavën. Modeli i flokëve dhe pozicioni që ai mori në foto na bëri nostalgjik.
Featured image of article: “Ami me një shqiptar të viteve ’90″/ Ermal Mamaqi tregon si ndihet Ermal Mamaqi

TIRANË– Ermal Mamaqi njihet si një personazh që i përdor rrjetet sociale edhe për të bërë humor.Aktori i humori shpesh vë në vëmendje fenomene duke i trajtuar ato në një formë më gazmore.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto me bashkëshorten, Amarda Toskën që bëhet jo rrallë herë pjesë e situatave të sikletshme në të cilat ai e vendos.

Në foto Ermali ka marrë një qnëndrim që të kthen pas në kohë e të kujton shqiptarin e viteve 1990. Ne foton e publikuar ai shfaqet krahë Amit e cila qëndron mbi një motor, të dy të veshur në të zeza. Nga modeli i flokëve, pozicioni i krahut dhe qëndrimi i Ermalit e ka shtyrë atë të shkruaj krahas fotos:

“Ami me një shqiptar të vitevev ’90”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ermal Mamaqi, Amarda Toska

Ermal Mamaqi, Amarda Toska

Kujtojmë që Ermali ka lajmëruar se së shpejti do të sjelli një produksion të ri të kategorisë serial në të cilin do të bashkëpunojë me emra shumë të dashur për publikun.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment