Showbiz

Ermal Mamaqi i drejton pyetjen fansave, ia prish lojën Ami me komentin e saj (FOTO)

Ermal Mamaqi së shpejti vjen me filmin e tij më të ri “I love Tropoja”, por para se të publikonte titullin, pyeti ndjekësit nëse e gjenin dot. Amarda nuk qëndroi 'pa futur hundët'.
Featured image of article: Ermal Mamaqi i drejton pyetjen fansave, ia prish lojën Ami me komentin e saj (FOTO) Moderatorja, Amarda Toska dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi.

TIRANË– Ermal Mamaqi duket se këtë verë i është përkushtuar totalisht projektit më të ri filmik që pritet të publikohet së shpejti. Në të do të marrin pjesë personazhe të ndryshëm të shoëbiz-it shqiptar, përfshi këtu edhe Enca Haxhinë (Lexo këtu).

Por, para se të thonte titullin e filmit të ri, i drejtoi një pyetje ndjekësve, në formën e një loje që kishte një çmim fitues.

“Kush e gjen Titullin e filmit që po xhirojmë, do e shohi me mua në ditën e Premierës në Kinema. FORCA. PO PRES TITULLIN NË KOMENTE,”- shkruan Mamaqi në rrjete sociale.

E paduruar shkruan bashkëshortja e tij Amarda Toska: “A ta them unë?”            

Disa nga fansat kanë kujtuar se titulli i filmit është “A ta them unë?”, porn ë statusin pasardhës Ermal Mamaqi ka bërë me dije se filmi do të titullohet “I love Tropoja”.

Postimi i Ermal Mamaqit dhe komenti i Amarda Toskës.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment