Showbiz

‘S’më ka paguar’, kompozitori shqiptar demaskon Ermalin dhe Orgesën: Mamaqi më tha më prit 2 muaj, kurse kjo do kacidhe nga unë… (VIDEO)

Genti Lako, kompozitori i njërës prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, ku ka interpretuar Orgesa Zaimi, akuzoi Mamaqin dhe këngëtaren se nuk ia kanë njohur publikisht autorësinë e krijimit
Featured image of article: ‘S’më ka paguar’, kompozitori shqiptar demaskon Ermalin dhe Orgesën: Mamaqi më tha më prit 2 muaj, kurse kjo do kacidhe nga unë… (VIDEO) Orgesa Zaimi, Ermal Mamaqi dhe Genti Lako

TIRANË- Kompozitori shqiptar, Genti Lako ka akuzuar sot këngëtare Orgesa Zaimi se nuk e ka paguar për kompozimet e këngëve. I ftuar në “Shqipëria Live”, Lako është shprehur se Orgesa, jo vetëm që nuk e ka paguar, duke përmendur rastet e këngëtarëve të tjerë që e kanë likujduar, kërkon edhe lekë për klipe, që sipas tij nuk janë detyrë e kompozitorit, por e producentit. Ai është ndalur edhe tek rasti i aktorit Ermal Mamaqi, i cili i ka vonuar 2 muaj pagesat për punën e Lakos në “2 gisht mjaltë”, por siç tha edhe vetë, me aktorin nuk ka hatërmbetje, pasi ai e kishte njoftuar për vonesën.

“Unë nuk kam njohur ndonjë kompozitor që bën klipe, nuk kam njohur ndonjë kompozitor që paguan, zakonisht më paguajnë. Irma Libohova, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, të gjithë kanë paguar. Orgesa Zaimi, mirë që nuk ka paguar se ka qenë e llastuara e studios sime po kërkon lekë kërkon edhe klipe. Klipet i financon producenti. Ermali pas ‘2 gisht mjaltë’ ka patur shumë ngarkesë… dhe 2 muaj më tha prit, të zbres në ajër dhe flasim. Kurse kjo është çik vajzë energjike, i do çik gjërat shpejt, sa është vala ta bëjmë tani, por s’jam unë ai që duhet të bëjë klipe dhe duhet t’i japë kacidhet. Orgesa s’ka paguar kurrë për kompozimet e mia, dhe kur duhet të më falenderonte, unë i ofrova një punë, njeriu bën edhe kompromise të tilla, kemi një film të mirë… ta dija unë se filmi do të ecte kaq shumë do t’i vija gjobë tjetër Ermalit, po unë mendova filma shqiptarë, që ka 5 vetë tek premiera e ikin. Orgesa ta marrë këngën dhe ta bëjë klip, me lejen e producentit, ose bëje vetë, por s’ka shanse, se Orgesa është më gjirokastrite se unë. ”-, ka thënë Lako.

Por si u shkëputën Genti Lako, Ermal Mamaqi dhe Orgesa Zaimi?

Më 3 shkurt 2020, pak ditë pas premierës së “I Love Tropoja”, Genti Lako, kompozitori i njërës prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, ku ka interpretuar Orgesa Zaimi, akuzoi Mamaqin dhe këngëtaren se nuk ia kanë njohur publikisht autorësinë e krijimit. Shkak është bërë prania e të dyve tek “Soiree”, dhe kjo bëri që Lako të zemërohej.

“Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”-shkroi Genti në Instagram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Orgesa ndërkohë pretendon se në fakt, janë përcjellë falenderime për Gentin, e i ktheu dhe ajo një përgjigje të ashpër: “Une mendoj qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” ..“Pse i fshive të tjerat“, e pyeti më pas Lako dhe debati vijoi deri tek deklarata e sotme.

Në realitet, në emision ‘Soiree’, Ermali e falenderoi Lakon kur tha se: “Orgesa, jo vetëm një këngëtare e mrekullueshme, është edhe këngëtarja e të gjitha kolonave të “2 gisht mjaltë”, dhe ka bërë një punë të shkëlqyer bashkë me kompozitorin Genti Lako që e falenderoj.”

(F.g/dosja.al)

Shto Koment