Showbiz

Sa u pagua Rama për filmin ‘I love Tropoja’? Ermal Mamaqi e zbulon, tregon prapaskenat: Është daja im, vjen në momentin e sherrit

Aktori i humorit Ermal Mamaqi nuk ka dhënë një shifër për pagesën që ka marrë kryeministri duke nënkuptuar se ai ka dhënë kontributin e tij pa marrë gjë në këmbim.
Featured image of article: Sa u pagua Rama për filmin ‘I love Tropoja’? Ermal Mamaqi e zbulon, tregon prapaskenat: Është daja im, vjen në momentin e sherrit Ermal Mamaqi dhe Edi Rama 

TIRANË– Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ftuar në “wake Up” ka folur për filmin e tij “I love Tropoja”. Teksa fliste për filmin e tij, Ermali është pyetur edhe për rolin e kryeministrit Edi Rama dhe pagesën e tij.

Mamaqi nuk ka dhënë një shifër për pagesën që ka marrë kryeministri duke nënkuptuar se ai ka dhënë kontributin e tij pa marrë gjë në këmbim.

 

Pyetje: Sa ka qënë paga e kryeministrit?

Ermal Mamaqi: Ai hyn tek mbështetësit, i cili ka dhënë kontributin e tij duke mos u paguar për filmin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Cili është roli i tij?

Ermal Mamaqi: Ky është daja im që vjen të më shpëtojë kur plas sherri i madh mes tropojanëve dhe tiransave. Ka qënë ditë shumë intensive, gati 13 orë dhe kryeministri kishte momentin më kulminant që vjen dhe ndalon sherrin. Por besoj se kontributi i tij do t’i shërbejën jo vetëm filmit por edhe Shqipërisë. Besoj se mbas daljes së filmit do të rritet turizmi në zonat malore.

Në promon e filmit, kreu i qeverisë Edi Rama shfaqet me flokë të gjatë të zinj dhe me një lente blu në njërin sy.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment