Kulture

“Është sinjal nga planeti, po kaloj kohën e humbur me fëmijët, “, Ermal Mamaqi shijon ditët e karantinimit

Ai ka thënë se po kalon shumë kohë me fëmijët duke shtuar se ky ësht një sinjal nga planeti për të ndaluar së vrapuari pas famës dhe parasë.
Featured image of article: “Është sinjal nga planeti, po kaloj kohën e humbur me fëmijët, “, Ermal Mamaqi shijon ditët e karantinimit Aktori, Ermal Mamaqi.
Përditësuar:

TIRANË- Aktori i njohur i komedisë, Ermal Mamaqi, ka reaguar ndryshe nga të tjerët për mënyrën se si ai po e kalon periudhën e vetëkarantinimit. Në një status në Instagram, Ermali është shprehur se falë pandemisë ai po kalon më shumë kohë pranë familjes së tij diku rikuperuar për ditët që nuk i kishte shijuar për 20 vite me radhë.

Këngëtari dhe aktori shtoi se ndoshta kjo është një shenjë nga planeti që të gjithë të ngadalësojnë ritmin e jetës dhe të mos vrapojnë më  pas famës dhe parasë por pas shëndetit dhe familjes.

‘Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë. Kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim’,- ka shkruar Ermali bashkëngjtur me nje vido teksa luan me djalin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment