Showbiz

Ermal Fejzullahu shfaqet për herë të parë me familjen, pasi u aksidentua me ‘Range Rover’

Për fatin e mirë asnjë person nga familja e këngëtarit nuk është lënduar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Featured image of article: Ermal Fejzullahu shfaqet për herë të parë me familjen, pasi u aksidentua me ‘Range Rover’ Ermal Fejzullahu me familjen e tij.

KOSOVË– Tre ditë më parë këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu u përfshi në një aksident me makinë në kryeqytetin e Kosovës. Ngjarja ndodhi teksa ai po udhëtonte me disa anëtarë të familjes dhe papritmas makina e tij u përplas me një shtylle semafori.

Për fatin e mirë asnjë person nga familja e këngëtarit nuk është lënduar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një fotoje në rrjetin social Instagram që ai ka publikuar shihet  së bashku me familjen e tij duke ngrënë drekën e Bajramit. Në këtë foto shihen edhe dy prindërit e Ermalit, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Ermalit ne Instagram

E krahas fotos me familjen këngëtari ka shkruar: Me fat festen e Fiter Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me respekt familja Fejzullahu.

A.C/Dosja.al

Shto Koment