Showbiz

Erla Mëhilli flet hapur: Më pëlqen t’i bëj dhurata vetes me lekët e burrit, pampersat e djalit s’i ka ndërruar kurrë Keltisi

VIDEO
E ftuar në “Pushime on top”, Mëhilli rrëfeu se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk janë romantikë, por shtoi se vetes ka shumë dëshirë që t’i bëjë dhurata me lekët e ish-deputetit.
Featured image of article: Erla Mëhilli flet hapur: Më pëlqen t’i bëj dhurata vetes me lekët e burrit, pampersat e djalit s’i ka ndërruar kurrë Keltisi Erla Mëhilli

TIRANË– Zëdhënesja e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, Erla Mëhilli ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj me bashkëshortin, ish-deputetin Keltis Kruja.

E ftuar në “Pushime on top”, Mëhilli rrëfeu se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk janë romantikë, por shtoi se vetes ka shumë dëshirë që t’i bëjë dhurata me lekët e ish-deputetit.

Përsa i përket kujdesit ndaj fëmijëve, Erla tha se Keltisi nuk ia ka ndërruar kurrë pampersat fëmijës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri. Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ja zgjedh unë, ndërsa unë e kam me qejf t’i bëjë dhurata vetes me lekët e Keltit, kështu që me rregull treshi, i bie që ai bën më shumë dhurata. Me ardhjen një jetë të djalit të dytë, Kelti më ka ndihmuar më shumë edhe pse panolinat e bebit nuk i ka ndërruar kurrë,”- tha ajo ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment