Virale

“Erkodision dhe parqinkafe”, pankarta e çmendur në jugun e Shqipërisë… shqipes i lamë shëndenë… (FOTO)

Një pankartë është kthyer tanimë në simbolikën e rrjetit, ku janë të pafundme komentet që thonë se "pasqyron realitetin". 
Featured image of article: “Erkodision dhe parqinkafe”, pankarta e çmendur në jugun e Shqipërisë… shqipes i lamë shëndenë… (FOTO) Fotoja qe po qarkullon ne rrjet

SHQIPËRI– Edhe këtë vit nuk mungojnë problemet me turizmin në Shqipëri. Nga jugu në veri, ky sezon ka të njëjtat probleme, si trafikun, çmimet e shtrenjta, përfshirë këtu edhe “ngujimin” për t’u përshtatur me kushtet që ofrohen, shumë pak të kompesuara në raport me pagesën. Një pankartë është kthyer tanimë në simbolikën e rrjetit, ku janë të pafundme komentet që thonë se “pasqyron realitetin“.

“Apartament+ dhoma plashzi+parqinkafe+erkodision”,-është tabela që njofton pushuesit për “yjet” që i presin për t’u akomoduar.

Raportet me gjuhën amtare të këtij biznesmeni janë tejet të këqija, por le të shpresojmë që raportet me mikpritjen dhe me çmimet të jenë sadopak të mira. Ngushëllime!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment