LIVE UPDATES
Politike

Erjon Braçe në dosjen e SPAK për tendera? Zv.kryeministri ngre duart: Kurrë në jetën time s’kam ndërhyrë!

19 Korrik 2021, 21:07 Nga DOSJA
Erjon Braçe në dosjen e SPAK për tendera? Zv.kryeministri ngre

TIRANË- Zëvendëskryeministri Erjon Braçe foli në një intervistë për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për arrestimet e fundit nga SPAK për abuzime me tenderat e korrupsion, mes të cilëve ishin edhe disa zyrtarë të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i shkarkuar tashmë nga detyra, dhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

Braçe tha se PS është distancuar nga këto raste, duke shtuar se ata duhet të përballen me ligjin si individë, ndërsa mohoi në mënyrë të prerë që të ketë pasur komunikime apo të ketë ndërhyrë te zyrtarët për tendera, raporton “BalkanWeb”.

SPAK nuk varet nga qeveria, nga parlamenti. SPAK funksionon në bazë të ligjit dhe të atij qëllimi që ka marrë nga ligji, të godasë korrupsionin. Pra, SPAK nuk merr leje për asgjë. Ai vepron në mënyrë krejt të pavarur. Me Tushen kam pasur një marrëdhënie të pastër institucionale. Kemi qenë në fushatë elektorale. Nuk kam pasur komunikim me asnjë nga kryetarët e Bashkive të Qarkut Fier për asnjë tender, për asnjë prokurim publik, për asnjë me mbiemër Brace. Kurrë në jetën time për të imponuar tender, për të marrë përfitime, për të ndërhyrë. Denoncimi nuk është bërë pranë meje, por pranë institucioneve kushtetuese të Shqipërisë, i ka shkuar SPAK direkt, nuk kishte pse të vinte tek unë. Mos prisni që të mbroj njerëz që janë vënë nën hetim nga SPAK. Gjyqe popullore partiake nuk ka më, kanë mbaruar që më 1990. Kemi investuar shumë, unë personalisht po e po, por edhe PS investoi jashtë mase që të kishim një reformë në drejtësi, ngritjen e institucioneve, që japin drejtësi, që hetojnë të pandëshkueshmit. Në fund kemi këto rezultate. Për sa kohë kemi institucione të tilla është e tepërt që unë të gjykoj secilin prej individëve, që janë nën hetim. Harrojeni se unë mund të bëj prokurorin dhe gjyqtarin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në detyrë. Quhet Rovena Voda, Fatos Tushe, Sali Berisha apo Lulzim Basha, harrojeni se gjykoj. Unë nuk merrem me individët, as me emra, unë merrem me çështje. Për sa kohë ka çështje nën hetim të ngritur ndaj tyre, qëndrimi i PS ka qenë i qartë, përballja është individuale, jo me parti a qeveri. SPAK po bën detyrën, nuk po bën gjueti. Gjykata po bën gjykimin dhe jo gjueti”, tha Braçe.

Më tej, zv.kryeministri foli dhe për dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika, duke thënë se ai la një boshllëk të madh në parlament.

“Lë një boshllëk në Parlament, sepse qoftë përvoja e tij, qoftë marrëdhëniet që ka pasur me të gjithë, normalisht që kanë krijuar një boshllëk të madh, që do duhet të zëvendësohet në shtator. Është një mungesë shumë e madhe për të gjithë ne bashkëpunëtorët e tij, sepse vazhdimisht ka qenë këshillues shumë i mirë, ka qenë një njeri i çliruar nga çdo lloj emocioni, që i jepte qetësi jo vetëm sallës së parlamentit, por edhe grupit të PS, sidomos në momente delikate që ka kaluar PS në dy opozita të vështira, në 1997 dhe 2005-2013, ku më së shumti ne kishim përballë jo kundërshtarë, por armë zjarri. Ruci është i vetmi që është përballur në sallën e gjyqit me kurthe të ngritura. Çdo gjë është vendosur në një sallë gjyqi dhe është mbaruar në një sallë gjyqi”, u shpreh ai.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erjon brace erjon brace

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni