Blog

Erioni gënjen Veliajn

Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dëgjohet dhe shihet se si Erioni e gënjen hapur Veliajn.
Featured image of article: Erioni gënjen Veliajn Erion Veliaj, kryetar i bashkise Tirane

Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Alsberg” i gazetarit Artur Çani.

Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dëgjohet dhe shihet se si Erioni e gënjen hapur Veliajn.

Kuptohet se ai ka mashtruar ata që e votuan, pra banorët e Tiranës.

Në qendër është këmbëngulja e tij se po u votua nuk do lejojë asnjë ndértim në kryeqytat. Për kulla as që bëhet fjalë e mos guxojë kush.

Dhe këtë synim e argumenton me shifra. Aq ndërtime ka pasur më parë sa janë mbi 8 mijë apartamente pa u shitur. Në fakt ta mbush mendjen.

Thua,bravo,ja të tillë na duhen pér në krye të bashkisë. Por…pak më vonë nisin ndértimet kudo,më shumë në qendér.

Dhe cfarë pallatesh. Me mbi 25 kate. Pyll me kulla. Tani e pérdredh gjuhën.

Harron premtimet dhe zhduk planin e qendrës që ishte i zbukuruar me emrin francez.

Gazetarët duan informacion pér këto pirueta,por marrin brryllin.

Artur Çani premton se do ketë seri të tjera mbi rrenat e Erionit.

Të presim deri të hënë. Të shohim e të njihemi me mashtrimet e reja.

Shto Koment