Politike

Erion Veliaj: I jemi mirënjohës patronazhistëve, ata marrin informacion

Veliaj ka deklaruar se është mirënjohës për informacionin që ata mbledhin duke prezantuar programin.
Featured image of article: Erion Veliaj: I jemi mirënjohës patronazhistëve, ata marrin informacion Erion Veliaj

TIRANË-  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përballë të rinjve të Partisë Socialiste ka folur për temën më të përfolur të momentit, patronazhistin. Veliaj ka deklaruar se është mirënjohës për informacionin që ata mbledhin duke prezantuar programin e Partisë Socialiste.

“E dimë që fjala patronazhist është bërë shumë e njohur këto ditë. Por ne jemi shumë mirënjohës për patronazhistët tanë, pasi çdo ditë mundohen të marrin informacion, të japin informacion dhe të prezantojnë programin.” – tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(o.l./dosja.al)

2 Komente në “Erion Veliaj: I jemi mirënjohës patronazhistëve, ata marrin informacion

  1. popull i tredhur jemi.. se sot duhet te ishin mbush gjykatat me padi e prokurorite me kallzime.. kunder kesaj shemtie me emrin patronazh.. turp..

  2. Edhe une i jam shume mirenjohes PS me te dhenat qe me ka marre nga e-albania apo akshi, se po tjet per patronazhistin as nuk e njoh dhe as nuk ka si me tme njohi. Shume faleminderit PS qe te dhenat e mia dhe ndoshta bindjet bashke me nr karte nr tel punemarres dhe cdo gje e ka Online nga takimet dere me dere te Institucioneve te tyre! Kshu ndosh kur ska shtet, dhe kto ju jane mirenjohes nderkohe qe esht e nje turp e skandal i madh qe as vet nuk i perceptojne permasat

Shto Koment