Blog

A po na rrahin përditë me kamxhik?

Pikërisht kur do zbrazja gjithë arsenalin tim gjuhësor (se ishte dhe Dita e gjuhës amtare, po vari leshtë se dava gjuhe e folur nga zombi është, nuk u kujtua njeri nga shtetarët), mora vesh për koronavirusin në Itali. Aty u fika fare, fare, fare.
Featured image of article: A po na rrahin përditë me kamxhik? Erion Kristo

Doja të shkruaja një status për ngjarjen e tmerrshme të shkollës së Fierit të kthyer në çerdhe pedofilie. Ngjarje për të cilën dikush duhet të mbante përgjegjësi për paaftësinë e vet. Por sa po matesha ta shkruaja, doli Kryeministri dhe sajoi një mizanskenë, gjoja sikur në Shqipëri njerëzit nuk duan të punojnë, ndaj me gjenialitetin që e karakterizon, ai do na ndihmonte me punonjës nga kontinentet e tjera.

Shqipëria nuk është as vend i madh, as vend i pasur për të pranuar të tjerë. Këtu mezi po rrimë ne që ishim në shekuj. Por nuk pata kohë ta shkruaja këtë, se ca tipa nga Vlora donin të fusnin lëndë të dyshimta nëpër doganra. Dhe si gjithmonë ai, i vetmi njeri që nuk di se çfarë bën, Kryeministri, kishte dalë në foto me sipërmarrësin terrorist. Tamam Aleancë e Qelbësirave. Thashë ta them një fjalë për të kur po Kryeministri bëhet sërish protagonist në arrestimin e dy studentëve që folën të vërtetën, ndryshe nga ajo e Kryeministrit. Ishin të sëmurë sipas tij.

Në fakt të sëmurë ishin qindra studentë dhe prindër të tredhur që nuk u ndien. Këtu u zemërova vërtet. Po zemërimi i la vendin humorit, kur vura re se një mjek popullor të shëronte me të prekur dhe me lutje. Ai donte 5000 euro për një shtatzani. E mbante lart i biri botës. Prandaj nuk shqetësohet kush nga ikja e doktorëve se kemi këta mysybetërit, ku njerëzit shkojnë e falen përditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Thashë ta bëja copë këtë variantin e Cekes, po nuk arrita dot, se një njeri vrau veten në burg. E kishin kapur për vjedhjen e 1200 lekëve. Kishte katër fëmijë. Aty zemërimi im mori formën e resë bërthamore. Po pikërisht kur do zbrazja gjithë arsenalin tim gjuhësor (se ishte dhe Dita e gjuhës amtare, po vari leshtë se dava gjuhe e folur nga zombi është, nuk u kujtua njeri nga shtetarët), mora vesh për koronavirusin në Itali. Aty u fika fare, fare, fare.

Më thoni o njerëz: A po na rrahin përditë me kamxhik?

Etiketa:

Shto Koment