Showbiz

“Erion Isai të ka lënë në baltë dhe ju s’flisni”, Bora Zemani vë në síklet Bes Kallakun: S’ka qenë në film sepse… (VIDEO)

Bes Kallaku ka rrëfyer se me Erion Isain vazhdon të ketë marrëdhënie të mira, edhe pse ai nuk ishte aktor në filmin “Falco”.
Featured image of article: “Erion Isai të ka lënë në baltë dhe ju s’flisni”, Bora Zemani vë në síklet Bes Kallakun: S’ka qenë në film sepse… (VIDEO) Aktorët, Erion Isai dhe Bes Kallaku.

TIRANË– I ftuar në emisionin “3 -shat”, aktori i humorit Bes Kallaku është vënë në síklet, pas pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatores Bora Zemani. Sipas saj, në publik kanë qarkulluar zëra se dy miqtë e ngushtë, që nisën bashkë dhe emisionin “BeCoffee”, Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk flasin më bashkë.

Në sy ka rënë dhe mungesa e Kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erion Isait në filmin “Falco”, në të cilin Bes Kallaku kishte bërë pjesë me gjithë miqtë e tij të ngushtë.

Por, Bes Kallaku ka sqaruar se me kolegun e tij vazhdojnë të mbeten miq të mirë, dhe e gjitha ndodhi për arsye të pozitave në të cilat ndodhet Erioni në këto momente, si kryetar bashkie.

BISEDA                               

Bora Zemani: “Besi, njerëzit thonë që Erion Isai ty të ka lënë në baltë dhe ju nuk flisni më me njëri tjetrin, duke qenë se ai u bë Kryetar Bashkie”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bes Kallaku:“Erioni është një nga shokët e mi më të mirë dhe më Erionin vazhdojmë flasim”.

Bora Zemani: “Flisni bashkë? Atëherë pse Erioni s’ishte tek filmi “Falco”. Ti në filmin “Falco” i kishe të gjithë”.

Bes Kallaku: “Ah jo, nuk ka qenë aktor, por në Premierë ka qenë. Nuk ka qenë aktor sepse Erioni në këto pozita që është, është Kryetar i Bashkisë në Ersekë. Unë me Erionin vazhdojmë flasim, vazhdojmë përqafohemi me njëri-tjetrin”.

(R.L:E.K/Dosja.al)

Shto Koment