Showbiz

Erion Isai rrëfen arsyen pse do të konkurojë për kryetar bashkie (VD)

Pasi shpalli kandidaturën pë kryetar bashkie në Kolonjë, aktori i njohur Erion Isai tregon arsyen pse do të përfshihet në politikë.
Featured image of article: Erion Isai rrëfen arsyen pse do të konkurojë për kryetar bashkie (VD) Erion Isai.

Aktori i “BE Coffee” dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, në 11 maj zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ në Top Channel, ai rrëfeu arsyen se pse e bëri një zgjedhje të tillë.

Bieta Sulo: Kur e pranove, sigurisht është vlerësim, ambicie, por a nuk të vjen pak keq, për duartrokitjet që i ke marrë pa dallim feje, krahine dhe ideje. Tani ndahet do s’do ti.

Erion Isai: Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja. Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk e rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, lsi-sti, republikani apo çami, çdo njeriu. Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellsin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë. Jam i lumtur se nëse dikush nuk të do për bindjet politike ata marrin shërbimin njësoj. 

 

View this post on Instagram

 

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, flet për kandidaturën në bashkinë e Kolonjës. @topchannelalbania

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Zgjedhjet do të mbahen më datën 30 qershor, ndërkohë mbështetjet për aktorin e njohur nuk kanë munguar nga kolegët e tij të skenës, apo personazhe të njohur të ekranit.

L.K/Dosja.al

Shto Koment