PolitikeShowbiz

Erion Isai “braktis” zyrën e kryebashkiakut dhe rikthehet në një spektakël humori, kush e qeveris Kolonjën në mungesë të tij?!

FOTO
Jemi kuriozë të dimë sesi ia del vajtje-ardhje Tiranë-Ersekë, apo se kur gjen kohën të shkruajë skenare e kur të punojë si kryebashkiak.
Featured image of article: Erion Isai “braktis” zyrën e kryebashkiakut dhe rikthehet në një spektakël humori, kush e qeveris Kolonjën në mungesë të tij?! Erion Isai

TIRANË– Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka zgjedhur që t’i përkushtohet profesionit të tij në fushën e artit. Edhe pse është i zgjedhur si kryetar Bashkie, Isai ka vendosur që jetën e tij ta ndajë në dy qytete, Tiranë dhe Ersekë. Kështu, edhe pse në mënyrë të habitshme, ai ka zgjedhur ti japë rëndësi pasionit të tij të vjetër, humorit.

Konkretisht, kryebashkiaku është punësuar pranë një programi humori tek ‘ABCNews’, me emrin “Kosherja”. Emri i Isait shfaqet në fund të përfundimit të programit mes skenaristëve të tjerë. Ndryshe nga programi i “Portokallisë”, ku Isai ishte aktor, këtë herë ka zgjedhur të jetë skenarist.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi kuriozë të dimë sesi ia del vajtje-ardhje Tiranë-Ersekë, apo se kur gjen kohën të shkruajë skenare e kur të punojë si kryebashkiak. Por duket se arti ka patur nevojë për të dhe mungesa e tij ka qenë e pazëvendësueshme.

(f.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment