Politike

Erion Braçe: Meta dhe Basha po kontaktojnë me njerëz të botës së krimit për zgjedhjet e 2021-shit, ulen e pinë kafe darkave me ta….policia të neutralizojë të fortit

VIDEO
Më tej, Braçe tha se katërshja, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi janë nga ata politikanë që ditën e shikon të flasin kundër krimit, ndërsa natën ulen dhe pinë kafe me ta.
Featured image of article: Erion Braçe: Meta dhe Basha po kontaktojnë me njerëz të botës së krimit për zgjedhjet e 2021-shit, ulen e pinë kafe darkave me ta….policia të neutralizojë të fortit Erion Braçe, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka akuzuar ashpër Presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha se po kontaktojnë me njerëz të botës së krimit për të patur ndërhyrje në zgjedhjet që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm. Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, të Report TV, Braçe u bëri thirrje forcave të Policisë së Shtetit që të neutralizojnë të fortët e botës së krimit.

Më tej, Braçe tha se katërshja, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi janë nga ata politikanë që ditën e shikon të flasin kundër krimit, ndërsa natën ulen dhe pinë kafe me ta.

“Dje është bërë publike një thirrje e qeverisë së SHBA drejtuar udhëheqësve shqiptarë, përfshirë edhe PS, përmes ambasadores së SHBA, një thirrje shumë e drejtë, por është e pamjaftueshme. Ajo që mua më shqetëson është kontakti në botën e krimit, që mua më shqetëson. Nga njëra anë i dëgjojë të katër, Berishën Bashën, Metën e Kryemadhin që flasin për këtë gjë, por nga ata tjetër po kontaktojnë me ata që janë pjesë e botës së krimit, po kontaktojnë më ata që janë të fortë. Unë se kam pasur nevojën kurrë as kur kam qenë deputete në Poliçan, as në Berat as sot në Divjakë e Lushnje. Kush bën punë përditë në kontakt me popullin, iu hap telefonin, iu shërben njerëzve se kam patur, kudo ku lëvizin këto personazhe që janë udhëheqës të rëndësishëm të opozitës sot apo partive politike që do konkurrojnë nesër në zgjedhje, shikoj në enturazhin se janë pisa, horra, se janë njerëz që lëvizin me thasë me para, ne zgjedhjet e 2017. Janë rishfaqur sërish në Lushnje, rreth këtyre udhëheqësve politikë, banditë rrugësh, janë kontaktuar nga këta njerëz dhe kontaktohen publikisht në ambiente publike se ky lloj kontakti e takimi iu vlen, që të tjerë shikojnë kush është shoku në atë lagje ku duhet votuar. Kjo më shqetëson mua. Kjo më bën të kërkojë që policia të bëjë detyrën kundrejt kontingjentit kriminal që blen vota dhe intimidon dhe ndikon tek votuesi përmes pushtetit që kanë një territor të caktuar. Patjetër që këto kontakte kanë funksion në zgjedhjet e ardhme se për çfarë i takon tani në Fier, Lushnje, Krujë, Lezhë dhe janë personazhe tipike që ditën i ke nëpër foltoret e partive duke folur kundër krimit dhe në darkë duke pirë me ta nëpër tavolina,”– tha Braçe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Erion Braçe: Meta dhe Basha po kontaktojnë me njerëz të botës së krimit për zgjedhjet e 2021-shit, ulen e pinë kafe darkave me ta….policia të neutralizojë të fortit

  1. Ham ham. Ham ham. Ata po bejne ate qe po beni ju. Ata therrasin ata qe nuk ju ka shkuar formulari nga OFL, ju krijuat OFL per tju marre parate krimit dhe nenshtruar krimin. Pra pa burg per ta. Dhe ne kete rast fitojne ata o Erion, jo juve fhe OFL. Ndaj mbyll gojen se njesoj jeni te gjithe ju. Mut njeri e kak tjetri.

  2. Erion, Qeveria juaj ka rene. Nuk e nxirrni ne media por deri tani kane dhene doreheqje 10 Zv. Ministra dhe Ministrat Denaj, Lleshaj, Balluku, Klosi dhe Çuçi. Te tjeret do vijojne keto dite me doreheqjet. Doreheqjet pranohen te premten e Asamblese se PS. Vetem Ahmetaj mbijeton. Edhe ti Erion bye bye postit se shpejti. Se po ta mendosh thjeshte, nje cope gazetar ne sherbim te komunisteve ishe dhe te beri Rama te na qeverisesh. Ndaj rri urte, se ke nenshkruar ca VKM qe te cojne ne burg. Ai “Lyli” te ka ne dore, mos e harro kete.

Shto Koment