Aktualitet

‘A të doli frika tani?’/ Lekë, euro dhe dollarë në qese, dalin PAMJET e aksionit kundër lojërave të fatit, djemtë në rresht për një e me duart në mur, Braçe: Menduat se iu harruam…

Në video duken disa djem të rreshtuar për muri, të gjithë me duart lart duke pritur të kontrollohen nga Policia. Në një moment dëgjohet kur një efektiv pyet: A të doli frika tani? Ndërsa qytetari i përgjigjet me një “po” të mekur.
Featured image of article: ‘A të doli frika tani?’/ Lekë, euro dhe dollarë në qese, dalin PAMJET e aksionit kundër lojërave të fatit, djemtë në rresht për një e me duart në mur, Braçe: Menduat se iu harruam… Pamje nga aksioni

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si qëllim goditjen e basteve online dhe lojërave të paligjshme. Në statusin e tij, Braçe ripërmend se vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar 115 persona.

Krahas statusit të tij, zv.kryeministri ka publikuar edhe fotot e parave të sekuestruara të gjitha të futura në qese të tejdukshme dhe të prerjeve të ndryshme, kryesisht në euro. Në një tjetër video, duken disa djem të rreshtuar për muri, të gjithë me duart lart duke pritur të kontrollohen nga Policia. Në një moment dëgjohet kur një efektiv pyet: A të doli frika tani? Ndërsa qytetari i përgjigjet me një “po” të mekur.

“Kujtuat se ju kishim harruar? Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë; Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 NE PRANGA PER BASTET! 84 NDER TA ADMINISTRATORE! NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG! Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend! Por keta nuk heqin dore; Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre! Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak. Ndaj duhej goditja e forte e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijoje! Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional, durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator. Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit. Ata do te jene aty per te goditur, njesoj si dje!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natës operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku janë arrestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Forcat policore kanë sekuestruar 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment