Politike

‘6 vite në pushtet jam torturuar, me turp e kokulur’/ Erjon Braçe: Më 21 janar u pushkatuan 4 burra, Sali Berisha u doli për zot por askush se heton. S’ka drejtësi!

Braçe shkruan se katër qytetarë të zakonshëm, pjesëmarrës në një demonstratë të paarmatosur u pushkatuan në mes të Bulevardit dhe se Berisha i ka dalë për zot pushkatimeve me zë e figurë. 
Featured image of article: ‘6 vite në pushtet jam torturuar, me turp e kokulur’/ Erjon Braçe: Më 21 janar u pushkatuan 4 burra, Sali Berisha u doli për zot por askush se heton. S’ka drejtësi! Erion Braçe dhe Sali Berisha

TIRANË– Zv.kryeministri Erjon Braçe i ka dedikuar një shkrim ngjarjes së 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues. Në shkrimin e tij, Braçe akuzon kryeministrin e asajkohe Sali Berishën duke e akuzuar se ai ka dhënë urdhërin për të qëlluar mbi ta.

Braçe shkruan se katër qytetarë të zakonshëm, pjesëmarrës në një demonstratë të paarmatosur u pushkatuan në mes të Bulevardit dhe se Berisha i ka dalë për zot pushkatimeve me zë e figurë.

“Ai tha troç se i kishte urdhëruar vetë! Katër prokurorë të përgjithshëm janë ndërruar në 9 vite, Sali Berisha vijon të marrë përsipër pushkatimet dhe, asnjë nuk guxoi dhe nuk guxon as tani, ta vërë nën hetim për krimin e rëndë,“-shkruan Braçe.

Më tej ai shton i pezmatuar se në Shqipëria nuk ka drejtësi dhe në 6 vite në pushtet ka qënë edhe për të një torturë që të mos vendosë fajtorin pas hekurave.

Kjo padrejtësi rrënon themelet e shtetit. Çdo 21 janar, me turp e kokëulur shkruaj radhë si këto, një akt pafuqie që nuk shtyn për drejtësi, nuk bën drejtësi,”-shkruan mes rreshtave socialisti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SHKRIMI I ERION BRAÇES:

Katër burra, një jetë, pushkatimi dhe padrejtësia që rrënon themelet e shtetit! Ne 21 janar 2011. Kater qyetetare te zakonshem, pjesmarres ne nje demonstrate te opozites se kohes, te pa armatosur e paqesore, U PUSHKATUAN ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit; Mbi 12 te tjere u plagosen me te njejtat arme zjarri, per fat edhe sot ne jete! Sistemi kriminal gjyqesor i emeruar e nen sundimin e Sali Berishes edhe sot, beri qe: Pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, ti cilesoje “vrasje nga pakujdesia”!; Pushkatimin e Aleks Nikes, ta shpalle edhe pas 9 vitesh “vrasje pa autor”! Sali Berisha i ka dale per zot pushkatimeve; Me ze e me figure, fill pas deshmise televizive te pushkatimeve ne mes te dites e ne mes te bulevardit, ai tha troc se i kishte urdheruar vete! Asnje prokuror nuk e hetoi ne cilesine e kryeministrit qe ka urdheruar pushkatimet; Kater prokurore te pergjithshem jane nderruar ne 9 vite, Sali Berisha vijon te marre persiper pushkatimet dhe, asnje nuk guxoi dhe nuk guxon as tani, ta vere nen hetim per krimin e rende. As ate tjetrin, ish ministrin e Brendshem Lulzim Basha, i cili kishte nen komande pushkataret e Gardes se qeverise. Keta qe emeronin prokuroret e gjykatesit e kishin ne xhep imunitetin, por kriminalisht i dhane imunitet, shpetuan, nxorren nga burgu dhe sot jane te lire, dy pushkataret plumbat e te cileve, qitur nga armet e qeverise, u gjeten ne trupat e pa jete te Hekuran Dedes, Ziver Veizit, Faik Myrtajt. Edhe Aleks Nika nga ata eshte pushkatuar. PADREJTESI ME TE MADHE SE KJO, NE KETE VEND NUK KA! KJO PADREJTESI RRENON THEMELET E SHTETIT, BEN TE PAVLERE CDO AKT RUTINE DREJTESIE! Ne 9 vite e gjysem, kjo padrejtesi eshte tortura me e rende per familjaret e tyre; Ne 6 vite e gjysem ne pushtet, torture eshte edhe per mua. Cdo 21 janar, me turp e kokeulur shkruaj rradhe si keto, nje akt pafuqie qe nuk shtyn per drejtesi, nuk ben drejtesi. Reforma ne Drejtesi, ka nxjerre jashte nga sistemi 8 gjyqtare te vegjel e te larte, te cilet dhane vendimet kriminale e shfajesuan pushkataret e 21 janarit. Por kjo nuk eshte DREJTESI! Drejtesi eshte hetimi i plote, gjitheperfshires i gjithe zinxhirit te krimit, nga urdheri e urdherdhenesi deri tek pushkataret e pushkatimi; Gjykimi i drejte dhe i shpejte gjithashtu.  E di, e kam degjuar edhe une ate kercenimin e perjetshem qe na perplasin ne fytyre se, nese hetohet e gjykohet urdheri e pushkatimi, urdherdhenesi e pushkataret, ketij vendi do i vene zjarrin! Por kjo eshte edhe nje here me shume PADREJTESI! Ekuilibri politik dhe stabiliteti social, ekonomik, politik, i vendosur prej dhunes se PADREJTESISE, eshte zjarr edhe me i madh se ai i kater muajve te vitit qe shkoi; Eshte zjarr mbi lirite kushtetuese, ate baze-te drejten per te jetuar, mbi ligj e cdo rregull, eshte zjarr mbi drejtesine e barazine, mbi shtetin e bashkejetesen ne te. Dhjete dite me pare, presidenti i SHBA i beri vec nje thirrje rregjimit te pushkatareve te Gardes se qeverise ne Teheran/Iran: MOS I VRISNI PROTESTUESIT! Ne Tirane protestuesit u vrane, njesoj, me pushke, te njejtat si atje. Ne Teheran, drejtesine e bejne po ata, me pushke, ketu jo me, asnjehere me; ESHTE E PADURUESHME, TA SHPIF BASHKEJETESA ME DHUNEN SFIDUESE TE NJE KRIMI TE ZBARDHUR E TE PANDESHKUAR, SI PAFUQI, SI STABILITET APO STANDARD DREJTESIE POR QE NUK ARRIN TEK PUSHKATARET E UDHEHEQESIT E TYRE. Jo sepse une e dua kundershtarin ne burg, sic Sali Berisha donte dhe e coi ne burg, mbajti kycur atje politikisht kundershtarin e tij; JO! POR SI AKT I PASTER, MORAL, LIGJOR DREJTESIE! Ate qe nuk duhet e nuk e ben PARTIA, por ligjerisht DREJTESIA! Provat jane aty, ne drite te diellit! Duhet vec kurajo!

Sot plot 9 vite nga ngjarja e 21 Janarit, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment