Bota

Erdogani nuk tërhiqet, i drejtohet me tone të ashpra Bashkimit Evropian: Nuk pranojmë kërcënim, tensionet në Mesdhe do të sjellin fundin tuaj

Erdogan ka thënë se tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së, që më parë është goditur edhe nga Britania e Madhe.
Featured image of article: Erdogani nuk tërhiqet, i drejtohet me tone të ashpra Bashkimit Evropian: Nuk pranojmë kërcënim, tensionet në Mesdhe do të sjellin fundin tuaj Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar të tërhiqet, pavarisht nga kërcënimet që ka marrë, ai ka folur më tone të ashpra për Bashkimin Evropian dhe i ka kërkuar qe të tërhiqet nga politika e njëanshme. Gjithashtu Erdogan ka thënë se tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së, që më parë është goditur edhe nga Britania e Madhe.

“Paqja në Mesdheun Lindor kalon përmes njohjes së të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ne do të vijojmë në rrugën tonë dhe nuk do të pranojmë asnjë kërcënim. Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga politika e njëanshme dhe standardet e dyfishta më vendin tonë. Përndryshe, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së që nuk është më një bashkim vlerash. Unioni u godit nga largimi i Britanisë së Madhe dhe tashmë po përpëlitet,“- ka thënë Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ditën e sotme Turqia ka zbuluar edhe 85 miliardë m3 gaz në Detin e Zi të gjetura nga anija Fatih. Ndërsa pak ditë më parë është dërguar për kërkime në kufi me Greqinë anija “Oruç Reis”.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment