Rajoni

Erdogani kundër vendimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Zhgënjim nga autoritetet kosovare

Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor, por Turqia i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Featured image of article: Erdogani kundër vendimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Zhgënjim nga autoritetet kosovare Presidenti turk, Erdogan

TURQI– Ditën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përmes një deklarate ka reaguar ndaj deklaratës së  Kosovës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke e quajtur këtë si hap zhgënjyes dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shyqrtohet nga autoritetet e Kosovës. Turqia është në mesin e shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por neve nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Turke.

Ndërkohë është shkruar se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me mishërimin e Shtetit Palestinez, kryeqytet i të cilit është Jerusalemi Lindor, por më tej Turqia i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga postimet në median sociale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, kuptohet se krahas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, Kosova ka premtuar edhe hapjen e ambasadës në Kuds. Krijon zhgënjim, madje edhe mendimi i një hapi të tillë nga zyrtarët kosovarë i cili do të përbëjë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Nuk e shohim të drejtë ndërtimin e këtij procesi mbi ligjin ndërkombëtar dhe vaçanërisht ndërtimin mbi dhimbjet e popullit të Palestinës, territoret e të cilit ndodhen nën okupim. Udhëheqjes së Kosovës i bëjmë thirrje që t’i përmbahen vendimeve në fjalë dhe të distancohen nga hapa të këtij lloji që mund të dëmtojnë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe të cilët mund të jenë pengues në të ardhmen për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera.”- shkruhet në deklaratën e Ministrisë turke.

Këto zhvillime vijnë vetëm dy ditë pasi Izraeli e njohu zyrtarisht Kosovën si shtet ditë në cilën u nënshkruar edhe marrëveshja e “Normalizimit Ekonomik”, e për rrjedhojë Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem.

A.C/Dosja.al

Shto Koment