Bota

Tërmeti me viktima në vend, presidenti Erdogan: I gjithë shteti është pranë jush!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se po ndiqte nga afër punimet duke i siguruar që shteti është në këmbë për ta.
Featured image of article: Tërmeti me viktima në vend, presidenti Erdogan: I gjithë shteti është pranë jush!

TURQI– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 Rihter që lëkundi vendin. Erdogan shkruan në Twitter, se po ndiqte nga afër punimet duke i siguruar që shteti është në këmbë për ta.

Si president i Turqisë dua t’ju bëj me dije që po ndjek nga afër punimet që po bëhet. Në fillim dua t’ju them AFAD dhe Kizilay (zonat e prekura) që i gjithë shteti është pranë jush. Vëllezërit tanë që kanë humbur jetën nga tërmeti i mëshiroftë zoti, të dëmtuarve dua t’ju uroj shërim sa më të shpejtë,”– shkruan Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 18 persona të vdekur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment