Bota

Erdogan optimist për përhapjen e Covid-19: Për dy deri në tre javë, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në oërt  e vona ditës së djeshme tha se ai beson se vendi i tij do të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit brenda dy ose tre javësh.
Featured image of article: Erdogan optimist për përhapjen e Covid-19: Për dy deri në tre javë, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë Rexhep Tajip Erdogan

TURQI-Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit:  Në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërkohë ai u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të të futen në vetë karantinë.

“Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur.”- tha ai.

Vendi deri më tani ka raportuar 44 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 1,872 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.

Ndërkohë ai  ka thënë se Turqia ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: dailysabah

A.C/Dosja.al

Shto Koment