Bota

Erdogan nuk ka të ndalur, sërish kërcënon Greqinë: Ata nuk do na bllokojnë në brigjet tona, uroj që çmimi të mos jetë i shtrenjtë

Pas një takimi me Këshillin e Ministrave, i cili zgjati 4 orë, presidenti turk foli për një përpjekje të disa për të krijuar marrëveshje në Egje dhe Mesdheun Lindor.
Featured image of article: Erdogan nuk ka të ndalur, sërish kërcënon Greqinë: Ata nuk do na bllokojnë në brigjet tona, uroj që çmimi të mos jetë i shtrenjtë Erdogan

ANKARA– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka komentuar tensionet me Greqinë, duke u shprehur se turqit janë gati për të dyja anët e monedhës.

Pas një takimi me Këshillin e Ministrave, i cili zgjati 4 orë, presidenti turk foli për një përpjekje të disa për të krijuar marrëveshje në Egje dhe Mesdheun Lindor.

“Në Mesdheun Lindor ata duan të na bllokojnë në brigjet tona me një ishull prej 100 kilometrash katrore dhe kjo nuk mund të ndodhë. Shpresoj që ata mos të paguajnë një çmim shumë të rëndë pasi ne kemi mundësinë të përdorim diplomacinë tonë po ashtu edhe fuqinë tonë ushtarake. Kjo është arsyeja pse ata na marrin parasysh. Çdo gabim politik, diplomatik, ushtarak ose akt mosrespektues ndaj vendit tonë, në vend që të na devijojë nga rruga jonë, forcon vendosmërinë tonë,”-tha Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Evropë.  Në konflikt kanë hyrë edhe dy superfuqi, si Franca dhe Rusia. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment