Bota

Erdogan nga Azerbajxhani: Beteja me Armeninë nuk ka përfunduar

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë deklaruar se Erdogan ka mbajtur një fjalin në kryeqytetin azer.
Featured image of article: Erdogan nga Azerbajxhani: Beteja me Armeninë nuk ka përfunduar Rexhep Tajip Erdogan

TURQIA-Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar ditën e sotme Azerbahjaxhin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë deklaruar se Erdogan ka mbajtur një fjalin në kryeqytetin azer. Në fjalën e tij Erdogan ka thënë se marrja e rajonit të Nagorno-Karabak-ut nuk do të thotë se beteja me Armeninë ka përfunduar. Ai ka thënë se beteja me Armeninë do të vazhdojë në të tjera aspekte. Në fund të fjalës së tij ai tha se më në fund Karabaku është i Azerbajxhanit.

“Rifitimi i tokave të pushtuara nuk do të thotë se beteja ka mbaruar. Ajo do vazhdojë tani në shumë fronte të tjera, pasi u zhvillua politikisht dhe ushtarakisht. Karabaku është Azerbajxhani, dhe iu bashkua atdheut pas 30 viteve pritje me mall,”ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lufta mes dy vendeve e cila rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut përfundoi në daten 10 nëntor ku falë ndërhyrjes së Rusisë , Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një marrëveshje përfundimtare.

(I.A/dosja.al

Shto Koment