Rajoni

Erdogan me tone të ashpra kundrejt Greqisë: Do t’i japim përgjigjen që meriton

Me tone të ashpëra ai e ka quajtur një pjesë të ishullit Qipro turk dhe është shprehur së do t'i japë Greqisë përgjigjen që meriton.
Featured image of article: Erdogan me tone të ashpra kundrejt Greqisë: Do t’i japim përgjigjen që meriton Recep Tayyip Erdoğan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një konferencë ka folur rreth situatës alarmate që ndodhet Mesdheu Lindor. Me tone të ashpra ai e ka quajtur një pjesë të ishullit Qipro turk dhe është shprehur së do t’i japë Greqisë përgjigjen që meriton. Gjithashtu bëri me dije se nuk do të quhet i vlefshëm asnjë plan nëse nuk do të respektohet territori i Turqisë.

“Oruç Reis është kthyer në detyrën e tij në Mesdhe. Ne do të vazhdojmë t’i japim përgjigjen e merituar në terren, Greqisë dhe administratës Greke Qipriote, të cilët nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre gjatë bisedimeve brenda platformave të BE dhe NATO,” deklaroi Presidenti Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Turqia nxorri përsëri në det anijen “Oruç Reis” në zonën e Kastelorizo, ndërsa në Ankara me  Navtex e 11 tetorit, bënte të ditur se kërkimet sizmike mund të zhvillohen në një zonë prej 6.5 milje detare  larg me ujërat territoriale greke.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment