Bota

Erdogan mbërrin në xhaminë Sophia, publikon foto brenda saj: Do të jem në faljen e parë të Namazit, më 24 korrik

FOTO
Vizita e tij në xhami zgjati për një orë dhe u informua rreth punimeve të kryera për hapjen e saj nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Featured image of article: Erdogan mbërrin në xhaminë Sophia, publikon foto brenda saj: Do të jem në faljen e parë të Namazit, më 24 korrik Recep Erdogan brenda në xhami

TURQI– Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar xhaminë Sophia, e cila do të hapet pas 86 vitesh për faljen e Namazit në datë 24 korrik.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Erdogan ka thënë se do të marrë pjesë në faljen e Xhumasë, ditën e premte, ndërkohë që gjatë vizitës në xhami është shoqëruar nga ministrat dhe nga kreu i çështjeve fetare prof.dr.Ali Erbas.

Vizita e tij në xhami zgjati për një orë dhe u informua rreth punimeve të kryera për hapjen e saj nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Presidenti turk, ka postuar foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ka marrë komente negative, të cilat u fshinë më vonë.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ayasofya…

A post shared by Recep Tayyip Erdoğan (@rterdogan) on

Vendimi i Erdoganit për ta kthyer muzeun në një xhami shkaktoi një zhurmë globale, përfshirë thirrjet e kandidatit presidencial amerikan Joe Biden, zyrtarë të shumtë amerikanë dhe shtete në të gjithë botën.

Vetëm organizata terroriste HAMAS dhe Vëllazëria Myslimane kanë deklaruar mbështetjen e tyre në vendimin e Erdogan për kthimin e një vendi të përfshirë në trashëgimi botërore të UNESCO-s në një xhami.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment