KRYESORET
Bota

Erdogan insiston uljen e normave të interesit, bie vlera e lirës turke

6 Dhjetor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Erdogan insiston uljen e normave të interesit, bie vlera e lirës turke

TURQI- Valuta e Turqisë, lira, në muajt e fundit ka rënë në vlerat më të ulëta në histori në krahasim me dollarin amerikan dhe euron.

Kjo pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan insiston në politikën shumë të kritikuar për uljen e normave të interesit, megjithëse çmimet për konsumatorët janë rritur.

Si rezultat i kësaj, familjet po kanë vështirësi të blejnë ushqim dhe mallra të tjera dhe lira turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit, duke u bërë një nga valutat me performancën më të ulët.

Në këtë tekst mund të mësoni detaje nga kriza e valutës turke dhe ndikimi që ka në shtetin që po përballet me inflacion marramendës.

Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur koston e huazimit të parave për 4 për qind që nga shtatori, sipas dëshirës së presidentit Erdogan, edhe pse inflacioni u ngrit për rreth 20 për qind.

Erdogan, që është në pushtet për rreth 19 vjet, dhe është bërë më autoritar ndër vite, pretendon se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion, gjë që shkon në kundërshtim me atë që ekonomistët në përgjithësi e thonë: që normat e rritura të interesit do t’i ulin çmimet.

Ulja e normave ka rritur shqetësimet mbi pavarësinë e Bankës Qendrore, derisa politikat jo të zakonshme monetare të shtetit, i kanë frikësuar investitorët e huaj, që po i heqin asetet turke.

Në anën tjetër, qytetarët turq po nxitojnë që të këmbejnë kursimet e tyre në valuta të huaja dhe në ari, që t’i mbrojnë ato nga inflacioni në rritje.

“Njerëzit sjellin kursimet e veta dhe gjithmonë duan të blejnë dollarë. Kur do të përfundojë, ku do të shkojë kjo? Po bëjnë panik. Njerëzit janë gjithmonë në panik dhe po përdorin edhe paratë e ruajtura nën krevat”, tha Hulya Orak, një punëtor në një qendër për këmbim të valutave.

Si rezultat, lira turke që mezi është rimëkëmbur nga kriza e vitit 2018, është dobësuar në vlera rekorde në krahasim me dollarin dhe euron.

Kjo valutë ra në një vlerë të ulët rekorde në krahasim me valutën amerikane, më 23 nëntor, pasi Erdogan insistoi se nuk do të ketë kthim prapa nga politikat e tij jo të zakonshme.

Të martën (30 nëntor), lira ra në vlerën 14 në krahasim me një dollar, pasi Erdogani ritheksoi se ulja e normave të interesit do të vazhdojë.

Lira u rimëkëmb pak të mërkurën, më 1 dhjetor, pasi Banka Qendrore njoftoi se po intervenon në tregun e huaj të shkëmbimit valutor për të frenuar paqëndrueshmërinë e lirës.

Kur inflacioni ka arritur vlerën më shumë se 21 për qind, sipas shifrave zyrtare, të premten (3 dhjetor) çmimet e mallrave bazike u rritën dhe shumë njerëz në këtë shtet me një popullsi mbi 83 milionë, po kanë vështirësi t’ia dalin.

Grupi i Pavarur për Studimin e Inflacionit i përbërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë qeveritarë, e vendosi inflacionin në një shifër prej 58 për qind.

Opozita turke tash e një kohë të gjatë kanë qenë të zëshëm dhe skeptike mbi shifrat zyrtare të inflacionit dhe ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Institutit Statistikor të Turqisë.

Lira e zhvleftësuar i ka rritur çmimet, duke bërë që importet, derivatet dhe mallrat e përditshme të jenë më të shtrenjta në Turqi, shtet ky që varet nga importi i lëndës së parë.

Ndërkohë, çmimi i qirave është rritur dhe çmimet për blerjen e shtëpive po rriten.

Çdo mëngjes, radhë të gjata formohen para kioskave që shesin bukë më lirë se dyqanet ushqimore dhe furrat.

“Ne po zvogëlojmë konsumin në gjithçka. Më herët kam blerë dhjetë bukë, tani i blej pesë. Tashmë kemi hequr dorë nga blerja e mishit”, tha Sinasi Yukselen derisa po priste në radhë.

Në një qendër tregtare që shet mallra në lirim në Ankara, Emine Cengizer tha se dëshiron të blejë një pallto dimri për vajzën e saj adoleshente, por u largua duarthatë.

“Nëse e blej pallton, nuk do të kemi asgjë të hamë për gjithë javën”, tha ajo.

Selva Demiralp, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Stambollit, tha se është e shqetësuar edhe për një ikje eventuale të trurit.

“Kur dallimi në pagë në mes të asaj që mund të fitosh në Turqi dhe diku jashtë është aq i madh, do të jetë shumë e vështirë që t’i mbajmë njerëzit të shkolluar në shtëpi. Dhe ky është një kërcënim i madh për të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.

Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që të ketë kosto të ulët të huazimit të parave në mënyrë që ta stimulojë ekonominë, të nxisë rritjen ekonomike dhe eksportin si dhe të krijojë vende pune. Ai është betuar se do të ndalojë ciklin e një ekonomie të varur nga “para të nxehta” afatshkurtra, të joshura nga norma të larta të interesit.

Ekonomistët thanë se duke i rritur kostot e huazimit zvogëlohet inflacioni që ka shënuar rritje nëpër botë, pasi ekonomia po rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit, por është në mënyrë specifike akute në Turqi për shkak të politikave jo të zakonshme të kësaj qeverie.

Një mysliman i devotshëm, religjioni i të cilit e sheh fajdenë si mëkat, Erdogan ka thënë se normat e interesit “janë nëna dhe babai i të gjitha të këqijave”.

Ai ka larguar nga puna tre guvernatorë të Bankës Qendrore që rezistuan uljen e normave të interesit.

Erdogan më 2 dhjetor emëroi një ministër të ri të Financave që konsiderohet se e mbështet uljen e normave të interesit, duke çuar kështu në rënie të lirës.

“Me një model të ri ekonomik, ne po e largojmë politikën e tërheqjes së parave me norma të larta të interesit. Ne po mbështesim prodhimin dhe eksportin me interesa të ulëta”, tha Erdogani këtë javë.

Lideri turk i ka lënë fajin për rënien e lirës, forcave të huaja të vendosura për ta shkatërruar ekonominë turke dhe ka thënë se qeveria e tij po lufton “një luftë ekonomike për pavarësi”.

Demiralp, ekonomiste, tha se qeveria po bën të kundërtën e asaj që duhet bërë për të ulur çmimet.

“Banka Qendrore pretendon se duke ulur normat e interesit, do të ndalin presionin e inflacionit. Tregjet nuk po e besojnë këtë histori”, tha ajo.

“Turqia është fokusuar në rritje ekonomike në vend se të ulë inflacionin. Por, unë besoj se edhe rritja është në pikëpyetje në këtë pikë sepse do të shohim më shumë shtrëngime që do vijnë si pasojë e panikut dhe paqartësisë si dhe koston e larta që e shkakton kriza”, shtoi Demiralp.

Vitet e tij të hershme në pushtet u shënuan me një ekonomi të fortë që i ndihmoi të fitojë disa zgjedhje.

Së fundmi, çmimet e rritura për konsumatorët e kanë ulur popullaritetin e tij, ku anketat po tregojnë shqetësim mbi politikat e tij ekonomike edhe në mesin e mbështetësve të tij.

Javën e kaluar, Policia e ndaloi një demonstratë të vogël që shpërtheu në Stamboll dhe disa qytete të tjera turke nga grupe që protestojnë kundër kostos së lartë të jetesës. Dhjetëra persona u ndaluan.

Një aleancë e partive opozitare kanë formuar një bllok ndaj partisë së Erdoganit dhe tashmë kanë filluar të ngrihen në popullaritet, sipas sondazheve.

Pjesëtarë të koalicionit opozitar po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe po e akuzojnë Erdoganin për tradhti për shkak të keqmenaxhimit të ekonomisë.

Erdogani ka refuzuar të thërrasë zgjedhje të parakohshme, duke insistuar që zgjedhjet do të mbahen në vitin 2023, sipas afatit të rregullt.

Ai tha këtë javë se Qeveria turke po punon në program që do të krijonte 50,000 vende të reja puna dhe pritet të rrisë pagën minimale.

“Ne po përgatitemi që një nga një, të marrim hapa që t’i mbështesim qytetarët, fuqia blerëse e të cilëve ka rënë”, tha Erdogan.

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!