Rajoni

Erdogan i kërkon BE-së të jetë “e paanshme” për grindjen e përshkallëzuar të Turqisë me Greqinë

Presidenti turk përmes një telefonate me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij.
Featured image of article: Erdogan i kërkon BE-së të jetë “e paanshme” për grindjen e përshkallëzuar të Turqisë me Greqinë Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të jetë e paanshme në mosmarrëveshjen e gazit natyror me Greqinë. Në bazë të njoftimit të zyrës presidenciale në Ankara Presidenti turk përmes një telefonate me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel ka thënë se  qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij.

Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të drejtë, të paanshëm dhe objektive dhe të sillen me përgjegjësi për çështjet rajonale, sidomos në Mesdheun Lindor.

Nga ana tjetër Michel i kërkoi Erdoganit gjatë bisedës telefonike që të angazhohet për shpërshkallëzimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së.

Që prej kohës kur u zbuluan rezervat e pasura të gazit në Mesdheun lindor ka pasur mosmarrëveshje të ashpra rreth shfrytëzimit të tyre. Përveç Greqisë dhe Turqisë, edhe Qiproja ka pretendime për zonat detare në fjalë. Në mbështetje të pretendimeve të tyre Ankaraja dhe Athina kanë dërguar anije luftarake. Marrëdhëniet midis dy anëtareve të NATO-s janë jashtëzakonisht të tensionuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Këshillit të BE-së, Mishel propozoi në kuadër të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë një “konferencë shumëpalëshe” me pjesëmarrjen e Ankarasë. Takimi nuk ka për qëllim vetëm të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mbi rezervat e gazit natyror, por edhe për çështjet e migracionit dhe të sigurisë.

Burimi: politicnation

A.C/Dosja.al

Shto Koment