Bota

Erdogan flet për shpërthimin në Bejrut: Ka të dhëna se shkak i tragjedisë është bërë raketa

Erdogan thekson se shkak i shpërthimit të fuqishëm mund të jenë raketat e fshehura aty, ndërsa shton se ende nuk është e konfirmuar përfundimisht se kush është shkaku i vërtetë.
Featured image of article: Erdogan flet për shpërthimin në Bejrut: Ka të dhëna se shkak i tragjedisë është bërë raketa Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyib Erdogan.

LIBAN– Shpërthimi tragjik në Bejrut të Libanit ka shkaktuar dëme të mëdha, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 157 persona dhe janë plagosur.

Ndërkohë sa i përket kësaj çështje Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyib Erdogan bëri deklarata të forta në lidhje me shpërthimin e së martës në Liban.

Lideri turk përveç deklaratave të bëra nga zyrtarët libanez, thekson se shkak i shpërthimit të fuqishëm mund të jenë raketat e fshehura aty, ndërsa shton se ende nuk është e konfirmuar përfundimisht se kush është shkaku i vërtetë.

“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erdogan është lideri i dytë që u jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump që e cilësoi shpërthimin si një ‘sulm’ dhe jo incident.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: AA

A.C/Dosja.al

Shto Koment