Bota

Erdogan do të marrë pjesë në “Paradën e Fitores” në Azerbajxhan javën e ardhshme, takim dhe me Kryemistrin azer. Çfarë do të diskutohet?!

Erdogan do të jetë në Baku në 9-10 dhjetor,ku sipas mediave ai do të marrë pjesë në procesionin ushtarak për të shënuar fitoren e Azerbajxhanit në çlirimin e rajonit të okupuar Nago-Karabak.
Featured image of article: Erdogan do të marrë pjesë në “Paradën e Fitores” në Azerbajxhan javën e ardhshme, takim dhe me Kryemistrin azer. Çfarë do të diskutohet?! Rexhep Tajip Erdogan dhe Ilham Aliyev

TURQI– Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të udhëtojë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të zhvilluar bisedime zyrtare dhe për të marrë pjesë në festimet e fitores me homologun e tij azer javën e ardhshme.

Erdogan do të jetë në Baku në 9-10 dhjetor,ku sipas mediave ai do të marrë pjesë në procesionin ushtarak për të shënuar fitoren e Azerbajxhanit në çlirimin e rajonit të okupuar Nago-Karabak.

Ai pritet të diskutojë çështje bilaterale dhe rajonale, duke përfshirë krijimin e qendrës së vëzhgimit me Rusinë për të monitoruar armëpushimin, detyrat e trupave turke dhe marrëdhëniet ekonomike, me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ankaraja ka premtuar mbështetjen e saj të plotë për Bakun në përpjekje për të çliruar tokat e saj nga pushtimi armen.

Ankaraja njoftoi të martën se Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për të monitoruar armëpushimin nga një qendër e përbashkët paqeruajtëse. Muajin e kaluar, parlamenti turk votoi për vendosjen e një misioni, për të ngritur qendrën me Rusinë. Zyrtarët turq kanë thënë se qendra do të krijohet në një zonë që do të përcaktohet nga Azerbajxhani. Moska ka theksuar vazhdimisht se Turqia nuk duhet të ketë trupa në terren.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment